Më 12 gusht të vitit 2022, nxënësit nga SHF „Faik Konica” në fsh. Dobroshtë, Komuna e Tearcës e shënuan „Ditën e të rinjve“ me më shumë aktivitete, të mbështetura nga Komuna e Tearcës dhe Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i implementuar nga Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) në bashkëpunim me Forumin Rinor Arsimor (FRA). Një pjesë e tyre vizatuan vepra artistike që do të ekspozohen në shkollë, të tjerë morën pjesë në aktivitete sportive, derisa disa prej tyre mbollën drunj në oborr. Në këtë mënyrë, nxënësit kontribuuan në mjedisin jetësor dhe ngritën vetëdijen për nevojën për aktivitet më të madh fizik dhe zhvillim të kreativitetit.

Në kuadër të aktiviteteve, u mbajt ngjarje promovuese për përurimin solemn të sallës së rinovuar. Me mbështetje financiare nga Komanda Evropiane e SHBA-së (EUKOM) salla sportive është rinovuar dhe adaptuar me çka e gjithë bashkësia fitoi hapësirë të re për organizimin e aktiviteteve jashtëshkollore, ngjarjeve dhe kremtimeve.

Përfaqësuesja e Zyrës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut, Xheri Dibëll dhe shefi i Zyrës së Bashkëpunimit Mbrojtës të Ambasadës së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, nënkoloneli Shon Rufollo, së bashku me kryetarin e Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri, drejtoreshën e shkollës, Gjylser Rexhepi dhe përfaqësues nga komuna dhe shkolla iu bashkuan aktiviteteve të nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike dhe me ta diskutuan për rëndësinë e nxitjes së aktivizmit rinor dhe rolit aktiv të të rinjve në përmirësimin e gjendjes në rrethinë.



„Jam shumë e lumtur që shikoj se keni mundësi të mësojni në shkollë më të bukur dhe t’i forcojni kapacitetet tuaja për zhvillim dhe zbatim të ideve kreative për ndryshime pozitive. Dua t’ju uroj të gjithëve për kontributin tuaj në forcimin e rolit të të rinjve dhe nxitjen e iniciativave të nxënësve për përmirësimin e gjendjes në bashkësi”, tha përfaqësuesja e Zyrës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut, Xheri Dibëll.






Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).
Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.