Të rinjtë nga Struga zbukuruan hapësirën publike

512
Aksion interesant i të rinjve u realizuar para do kohë në Komunën e Strugës. Nxënësit e shkollave fillore “Shën Klimenti i Ohrit0” nga fshati Draslajca dhe “Zini Hani” nga fshati Veleshtë dhe shkolla e mesme “Dr. Ibrahim Temo” u mblodhën duke respektuar protokollet për mbrojtje dhe zbukuruan parkun. Ky aksion është mbështetur nga Komuna e Strugës dhe Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të Rinisë në Arsim në bashkëpunim me Forumin Arsimor të Rinisë.

Gjatë aksionit, nxënësit e bashkësive të ndryshme etnike e pastruan parkun së bashku, të vetëdijshëm për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. U vendos edhe pajisje e re urbane me çka gjithë hapësira mori një pamje më të bukur. Gjithashtu, të rinjtë u bënë me më shumë vende për t’u shoqëruar dhe për t’u kënaqur.

Aksioni është rezultat i punëtorive të tyre onlajn në muajt e fundit në të cilat i identifikuan sfidat dhe zgjidhjet e mundshme për të përmirësuar situatën në bashkësi. Përmes takimeve onlajn të përfaqësimit, ata bashkëpunuan edhe me autoritetet lokale para të cilave i prezantuan zgjedhjet e tyre ideore dhe siguruan mbështetjen e nevojshme. Në këtë mënyrë, nxënësit arritën t’i realizojnë idetë e tyre, duke theksuar rëndësinë e aktivizmit rinor.

Në periudhën e ardhshme, janë planifikuar disa aksione të tilla në komuna të ndryshme të shtetit gjatë të cilave nxënësit do të zbatojnë iniciativat e tyre për të përmirësuar gjendjen dhe zbukuruar mjedisin.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.