Të rinjtë nga Shtipi me aksion humanitar

1143
Në fillim të vitit shkollor 2019/2020, nxënësit nga shkolla e mesme “Kole Nehtenin” nga Shtipi organizuan aksion humanitar – dhurim i mjeteve në Shkollën e mesme shtetërore për arsim dhe rehabilitim “Iskra”. Mjetet e grumbulluara i kanë siguruar nga lloje të ndryshme të produkteve ushqimore, të cilat i kanë përgatitur vetë dhe i kanë shitur gjatë shfaqjes teatrale, të cilën e kanë shfaqur nga fundi i vitit të kaluar shkollor. Shfaqja “Për një nesër të përbashkët” ka qenë rezultati final i pjesëmarrjes disamujore të tridhjetë nxënësve në “Kole Nehtenin” në punëtori kreative, të mbështetura nga Projekti i USAID-it për integrim ndëretnik të të rinjve në arsim.

Në shfaqje së bashku me ne luajtën edhe nxënës të SHMSH “Iskra”. Shfaqjen e kemi quajtur “Për një nesër të përbashkët” për shkak se kemi dashur të dërgojmë mesash se të gjithë ne jemi të njëjtë. Për fat të keq, nxënësit me nevoja të veçanta arsimore janë të mënjanuar dhe të diskriminuar në shoqërinë tonë. Në publik ka pasur mbi 100 mysafirë – prindër, profesorë dhe nxënës nga të gjitha shkollat në Shtip. Prindërit tanë ishin në mënyrë të veçantë krenarë dhe të kënaqur”, thotë Sllavica Ivanovska, nxënëse në shkollën e mesme “Kole Nehtenin” nga Shtipi.


Sllavica Ivanovska, nxënëse e shkollës së mesme “Kole Nehtenin” nga Shtipi

Julijana Atanasova, defektologe në SHMSH “Iskra” konsideron se nismat e këtilla ndikojnë shumë pozitivisht tek të rinjtë.

Me shkollën e mesme “Kole Nehtenin” kemi bashkëpunim të shkëlqyer, pa dallim në atë nëse bëhet fjalë për projekt apo jo. Shumë shpesh vijnë në shkollën tonë dhe fëmijët shoqërohen mes vete. Për nxënësit nga shkolla jonë është shumë me rëndësi të ndjehen të pranuar”, thotë Atanasova.


Skenë nga shfaqja “Për një nesërme të përbashkët”

Karakteri humanitar i shfaqjes ka kontribuar drejt bashkimit akoma më të madh dhe afrimit të dy shkollave. Nxënësit kanë hasur në mbështetje nga të pranishmit dhe kanë arritur ta realizojnë idenë  e tyre.

Mjetet që i kemi grumbulluar kemi vendosur t’i dhurojmë në SHMSH “Iskra” për shkak se kemi konsideruar se këtu janë më të nevojshme. Është me rëndësi që të rinjtë të kyçen në punë të këtilla, t’u ndihmojnë fëmijëve të tjerë dhe njerëzve që kanë nevojë për ndihmë, të punojnë si vullnetarë”, potencoi Sllavica.


Të rinjtë nga shkolla e mesme “Kole Nehtenin” nga Shtipi me aksion humanitar

Rëndësia e aktivizimit rinor është theksuar edhe gjatë punëtorive kreative. Nxënësit diskutuan për problemet reale në qytetin e tyre  dhe mënyrat se si t’i zgjidhin të njëjtat.

Sipas meje ka shumë gjëra që duhet të përmirësohen në qytetin tonë, por ja do ta veçoja problemin me ekologjinë. Duhet të ngrihet ndërgjegjja ekologjike edhe tek të rinjtë edhe tek të moshuarit. Vetë zgjedhim në çfarë shoqërie do të jetojmë, vetë duhet të jemi përgjegjës dhe koshientë për atë”, thotë Sllavica.

Së shpejti planifikojnë edhe nismë të ngjashme, e cila do të bashkojë numër të madh të nxënësve dhe do të orientohet drejt zgjidhjes së problemit me ekologjinë dhe pastërtinë në qytet.

Së bashku me nxënësit do të organizojmë shëtitje në kej, do të analizojmë çka mungon, do të shohim ku duhet të pastrohet. Menjëherë pas kësaj do të shkojmë edhe tek kryetari i komunës që të kërkojmë mbështetje nga komuna dhe me ndihmën e tyre do të realizojmë aksion konkret”, shtuan mësueset Zhaklina Atova dhe Vilma Ilievska.

Ndërkaq, punëtoritë kreative përfaqësonin edhe vend ku nxënësit argëtoheheshin, duke mësuar si të bëjnë ndryshime reale në rethimin e tyre. Ata nxisnin shumë aktivitete të përbashkëta dhe bashkëpunime mes shkollave.


Ndarja certifikata  nxënësve nga SHMSH “Iskra” për pjesëmarrje në shfaqje

Nga punëtoritë kreative kam shumë përvojë pozitive. Kisha kënaqësi – në fillim kemi pasur lojëra që të njihemi më mirë dhe të afrohemi, e pastaj më shumë jemi përqendruar në shfaqjen. Kemi mbetur shpesh edhe deri më vonë për shkak se na vinte interesant, u bashkuam të gjithë. Për herë të parë kam marrë pjesë në një gjë të tillë dhe do të doja që edhe në të ardhmen të kemi më shumë aktivitete të këtilla në shkollë”, tha Sllavica.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.