Prilepi u bë me park të ri për kanakarë duke iu falënderuar nxënësve të motivuar nga shkollat e mesme “Orde Çopella”, “Kuzman Josifovski Pitu” dhe “Mirçe Acev”, të cilët iniciuan aksion rinor, të mbështetur nga Komuna e Prilepit dhe Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik e të Rinjve në Arsim, në bashkëpunim me Forumin Arsimor Rinor.
Për shkak të masave për mbrojtje nga pandemia me KOVID-19, aksioni u zbatua pa prani fizike të nxënësve. Por, ata e ndoqën procesin e vendosjes së pajisjes së re urbane dhe rregullimin e parkut. Gjithashtu, përmes bërjes së fotografive dhe videove nga hapësira janë përfshirë në promovimin e ndikimit që i njëjti e ka për bashkësinë e tyre.


„Kemi kontribuar në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen të rinjtë dhe të rriturit në qytet dhe në realizimin e qëllimeve tona. Kështu, përmes aksionit rinor u ndërtua parku për kanakarë në Prilep. Duam t’i nxisim të rinjtë që t’i shprehin idetë e tyre dhe të kontribuojnë në mënyrë që komuna e tyre të jetë më e bukur“, shprehen nxënësit e përfshirë.
Përmes parkut për kanakarë ata kanë kontribuar që të zbukurohet hapësira publike, por gjithashtu edhe të bëhet më i dobishëm për banorët që u bënë me vend të ri ku mund t’i shëtisin kanakarët e tyre shtëpiakë.
Në periudhën e kaluar të rinjtë morën pjesë në mënyrë aktive në punëtori onlajn gjatë të cilave i planifikuan prioritetet për përmirësimin e gjendjes në komunë dhe më pas i përfaqësuan ato para autoriteteve lokale. Kështu e siguruan mbështetjen e nevojshme dhe arritën ta realizojnë iniciativën e tyre.
Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).
Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.