Të rinjtë nga Kumanova me aksion vullnetarësh për rregullimin e parkut

1175
Më 28 maj, 2019, mbi 100 të rinj nga Kumanova organizuan aksion për vullnetarë për rregullimin e njërit prej parqeve në qytet, me mbështetjen e Komunës së Kumanovës dhe Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, në bashkëpunim me Forumin Rinor të Arsimit. Në aksion morën pjesë nxënës të shkollave të mesme “Pero Nakov” dhe “Kiro Burnaz”, ndërsa morën pjesë edhe ushtruesja e detyrës drejtoreshë e Zyrës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut, Greçen Birkël, nënkolonelit Erik Rajs nga Atasheu ushtarak i SHBA-së dhe Patrik Enrike, Zyra për bashkëpunim në mbrojtje e Ambsadës SHBA-ve në RMV.

Të rinjtë i pastruan mbeturinat në park dhe vendosën kosha për mbeturina, e kositën barin, i rregulluan sipërfaqet e gjelbra dhe vendosën zhardineri, i zëvendësuan dërrasat e dëmtuara të stolave me të reja, i ngjyrosën konstruksionet prej betonit dhe ato metalike në park dhe vendosën ndriçim të ri në park.

Nisma e të rinjve është rezultat i një procesi më afatgjatë i cili filloi në prill, kur nxënësit e bashkësive të ndryshme etnike u takuan për herë të parë dhe diskutuan për problemet me të cilat ata, si të rinj ballafaqohen në qytetin e tyre. Më pas nxënësit jepnin propozime konkrete për zgjidhjen e problemeve dhe u takuan me kryetarin e Komunës që t’i dorëzojnë letër me rekomandime konkrete për zbukurimin e qytetit.

E ndjemë se dëshirojmë të kontribuojmë për përmirësimin e bashkësisë lokale dhe prandaj sollëm letër me rekomandime përmes së cilave besojmë se do të kontribuojmë ndaj qëllimit tonë, përmirësimin e gjendjes në infrastrukturën e qytetit, njëherësh duke mundësuar hapësirë më të bukur për rekreim për të gjithë qytetarët në qytetin tonë. Pasi ky park ndodhet në afërsi të një shkolle, por edhe në afërsi të disa objekteve banesore, ripërtëritja e tij është me rëndësi esenciale për qytetin”, qëndron në letrën e nxënësve përmes së cilës ata e shprehën gatishmërinë e tyre të kyçen në aksionin vullnetar dhe kërkuan mbështetje nga komuna për realizimin e aksionit.

Projekti i USAID-it për Integrim Ndëretnik të të Rinjve në Arsim është nismë pesëvjeçare për përforcimin e kohezionit ndëretnik midis të rinjve dhe zhvillimin e sjelljeve demokratike dhe qytetare. Përmes krijimit të mundësive që nxënësit të shoqërohen dhe të bashkëpunojnë në nisma të ndryshme qytetare, projekti kultivon interaksione pozitive midis të rinjve me etni të ndryshme në nivel të shkollës dhe bashkësisë.

Këtë vit shkollor, komuna e Kumanovës dhe Projekti i USAID-it për Integrim Ndëretnik të të Rinjve në Arsim në partneritet i rinovuan dy shkolla, me mbështetjen financiare të Komandës Evropiane të SHBA-së. Në shkollën e mesme “Pero Nakov” janë ndërruar dritaret në klasa dhe dyshemeja në një klasë, ndërsa në SHF “Cirili dhe Metodij”, f. Romanovc, Kumanovë janë ndërruar dritaret dhe dyert në objektin e shkollës qendrore.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.