Të rinjtë nga Kavadari e zbukuruan qendrën rinore

369
Qendra rinore në Kavadar fitoi pamje më të bukur duke iu falënderuar nxënësve kreativ nga shkollat fillore “Strasho Pinxhur” dhe “Tode Haxhi Tefov” dhe shkollës së mesme “Gjorçe Petrov”. Me respektimin e protokolleve për mbrojtje, ata zbatuan aksion rinor në qendër, të mbështetur nga Komuna e Kavadarit dhe Projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik e të rinjve në arsim, në bashkëpunim me Forumin Arsimor Rinor.

Gjatë aksionit, nxënësit vizatuan mural në muret, me çka përmes artit dërguan porosi për rëndësinë e pjesëmarrjes rinore në vendimmarrjen në nivel lokal. Në këtë mënyrë i forcuan edhe shkathtësitë dhe njohuritë e tyre nga ky art. Gjithashtu, ata u njoftuam më për së afërmi me punën e qendrës rinore dhe mundësit për përfshirje më të madhe në bashkësinë lokale përmes të njëjtës.

Ne kërkuam nga Kavadari që të ketë qendër rinore dhe na e mundësuan. Ka aktivitete të ndryshme në të cilat mund të marrim pjesë. Është shumë interesante dhe njoftojmë shumë shokë të ri. Jam e lumtur që erdha dhe që u njoftova me shumë njerëz të rinj”, shprehet njëra nga nxënëset.

Për atmosferën e lumtur kontribuoi edhe banda rinore që e pasuroi përmbajtjen e aksionit me muzikë.

Në periudhën e kaluar të rinjtë nga këto tri shkolla morën pjesë aktive në planifikimin dhe përfaqësimin e prioriteteve rinore për përmirësimin e gjendjes në komunë. Ata bashkëpunonin edhe me autoritetet lokale para të cilave i prezantuan zgjidhjet e tyre ideore dhe e siguruan mbështetjen e nevojshme. Në këtë mënyrë ia dolën t’i realizojnë idetë e tyre.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.