Më 12 gusht të vitit 2021 u mbajt aksion rinor, i mbështetur nga Komuna e Dollnenit, Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik e të Rinjve në Arsim, i zbatuar nga Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) në bashkëpunim me Forumin Rinor Arsimor. Nxënësit e bashkësive të ndryshme etnike nga shkollat fillore “Ali Feti Okjar” dhe “Pere Toshev” dhe shkolla e mesme “Rilindja” e shënuan Ditën e të rinjve. Ata u tubuan duke i respektuar protokollet për mbrojtje dhe e zbukuruan oborrin e shkollës së mesme “Rilindja” në fshatin Zhitoshë, Komuna e Dollnenit.

Së bashku me prindërit e tyre dhe të punësuarit në shkollë dhe komunë, në oborr vendosën pajisje moderne dhe mbollën pemë dhe bimë. Nxënësve u është bashkëngjitur përfaqësuesja e Zyrës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut, Sheron Kelman Jet e cila e theksoi rëndësinë e nxitjes së aktivizmit rinor dhe bisedoi me ta për rolin motivues të tyre në përmirësimin e gjendjes në mjedisin.

Ajo u takua edhe me kryetarin e Komunës së Dollnenit, Xhemil Qamili dhe me drejtorin e shkollës së mesme, Valmir Shaqiri me të cilët diskutoi për mënyrat në të cilat komuna i mbështetë të rinjtë dhe idetë e tyre dhe për bashkëpunimin me shkollat për avancimin e integrimit ndëretnik.
Nxënësit planifikuan aksion, i cili do të organizohet gjatë pushimeve verore. Ky është rezultat i punëtorive online në të cilat morrën pjesë muajt e kaluar, gjatë të cilave kanë identifikuar sfidat dhe zgjidhjet e mundshme për të përmirësuar situatën në komunën e tyre. Përmes takimeve onlajn për përfaqësim, ata bashkëpunonin edhe me autoritetet lokale para të cilave i prezantuan zgjidhjet e tyre ideore dhe e siguruan mbështetjen e nevojshme. Kështu nxënësit arritën t’i realizojnë idetë e tyre, duke theksuar rëndësinë e aktivizmit rinor.
Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).
Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.