Oborri i kopshtit “11 Tetori” nga Buteli ka marrë pamje të re falë 150 nxënësve të shkollave fillore “Aco Shopov”, “Liman Kaba” dhe “Panajot Ginovski” nga kjo komunë të cilët së bashku organizuan aksion vullnetarësh në kopsht. Aksioni u inicua gjatë takimeve në periudhën e kaluar kur nxënësit identifikuan probleme me të cilat përballen në rrethin e tyre si dhe zgjidhjet e mundshme.
Gjatë aksionit të të rinjve, ata morën pjesë në më shumë aktivitete për rregullimin e oborrit të kopshtit. Ata e lyen rrethojnë në ngjyra të ndryshme dhe u dhanë pamje interesante konstruksioneve prej betoni. Për ta ngritur vetëdijen për mbrojtjen e mjedisit edhe tek të rinjtë anta mbollën pisha.
“Ideja jonë erdhi kur filluam të mendojmë se çfarë mund të bëjmë jo vetëm për ne, por edhe për fëmijët e tjerë rreth nesh. Pasi kopshti ndodhet në qendër të Komunës Butel vendosëm ta zbukurojmë. Mesazhin të cilin dëshirojmë ta dërgojmë është se duhet të bashkohemi për të arritur drejt qëllimit”, thotë Katerina Dimovska, nxënëse në SHF “Aco Shopov”.
Kjo nismë doli prej procesit disamujor të planifikimit në kuadër të së cilit nxënësit e bashkësive të ndryshme etnike u njoftuan dhe diskutuan për sfidat në komunën e tyre. Ata kanë dhënë propozime konkrete për zgjidhjen e së njëjtave dhe i prezentuan para përfaqësuesve të Komunës së Butelit. Në këtë mënyrë i zhvilluan aftësitë e tyre dhe vlerat demokratike.
Aksioni i të rinjve u zbatua me mbështetjen e Komunës së Butelit dhe Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim në bashkëpunim me Forumin Rinor të Arsimit.
Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).
Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.