Pajisje e re urbane është vendosur në shëtitoren në Berovë duke iu falënderuar nxënësve proaktivë nga shkollat fillore “Dedo Ilo Maleshevski” dhe “Nikolla Petrov Rusinski” dhe shkolla e mesme “Aco Ruskovski”. Aksioni rinor është mbështetur nga Komuna e Berovës dhe Projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik e të rinjve në arsim, në bashkëpunim me Forumin Arsimor Rinor.

Vendosja e bankave dhe shportave për mbeturina u zbatua pa prani fizike të nxënësve për shkak të masave për mbrojtje nga pandemia me Kovid-19. Por, ata më vonë morën pjesë në promovimin e pajisjes së vendosur dhe organizuan aksion rinore për zbukurimin e shëtitores dhe parkut të qytetit.
Të gjithë së bashku i lyenin bankat ekzistuese, shoqëroheshin dhe u njoftuan më mirë meqë vijnë nga shkolla të ndryshme. Të rinjve u është bashkuar edhe kryetari i Komunës së Berovës, Xvonko Pakevski i cili përshëndeti proaktivitetin e nxënësve dhe porositi, “Shpresoj se ky aksion do të jetë edhe nxitje për bashkëpunimin e mëtejshëm e të gjithë faktorëve në komunë”.

Nxënësit shtuan, “Kontribuuam për komunë më të mirë për ne dhe në përgjithësi për të rinjtë. Shpresojmë se aktivitetet e këtilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me qëllim të zbukurimit të mjedisit”.
Për zbatimin e aksionit, nxënësit bashkëpunonin me autoritetet lokale para të cilave i prezantuan zgjidhjet e tyre ideore dhe siguruan mbështetjen e nevojshme, duke theksuar rëndësinë e aktivizmit rinor.
Në periudhën e ardhshme vijojnë ende aksione rinore gjatë të cilave nxënësit do të vazhdojnë të përmirësojnë gjendjen në bashkësitë e tyre.
Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).
Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.