Të rinjtë nga bashkësitë e ndryshme etnike dhe organizatat së bashku në kamp veror në Solferino

145
Nga 27 deri më 29 qershor,  të vitit 2022, në qendrën Solferino, Strugë, u mbajt kampi veror i mbështetur nga Projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik e të rinjve në arsim, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit dhe Roma Rok Skull (Roma Rock School) nga Shkupi. Në kampin morën pjesë 30 nxënës të bashkësive të ndryshme etnike dhe organizatave në mesin e të cilëve ishin nxënës të shkollave të mesme “Vëllezërit Milladinov” dhe “Vllado Tasevski” nga Shkupi, nxënës – anëtarë të organizatës Roma Rok Skull si dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq.

Qëllimi i kampit rinor ishte që të sigurohet hapësirë kreative dhe argëtuese për ndërtimin e lidhjeve afatgjata mes nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike përmes shoqërimit të përbashkët dhe pjesëmarrjes në aktivitete dhe projekte të llojllojshme.

Përmes lojërave dhe ushtrimeve argëtuese, të rinjtë njoftoheshin më mirë dhe mësonin nga njëri-tjetri. Ata ishin pjesë e diskutimeve në grup dhe punëtorive kreative, ndërvepruese përmes të cilave mësonin për tema si muzika, vlerat shoqërore, kulturat, vullnetarizmin, aktivizmin rinor dhe ngjashëm.

„Ishte përvojë shumë e mirë. Ky më ishte kampi i parë dhe hera e parë të shoqërohem me njerëz të bashkësisë tjetër etnike. Mësova disa fjali në gjuhën shqipe dhe atë rome dhe u njoftova më shumë me kulturat e tyre”, shprehet njëra prej nxënëseve.

Në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta, ata luanin dhe këndonin së bashku në frymën e integrimit ndëretnik. Në mënyrë që të nxitet bashkëpunim dhe komunikim më i madh mes pjesëmarrësve, në çdo aktivitet morën pjesë grupe të ndryshme të nxënësve që shkëmbenin përvoja dhe mendime.

„Mësova shumë gjëra. Mësova më shumë për vullnetarizmin dhe disa fjalë në gjuhët tjera mësimore. Ndonëse në fillim kisha dyshime, më vjen mirë që erdha. Nuk gabova”, shton një nxënës – pjesëmarrës në aktivitetet.

Në kënaqësi të madhe të pjesëmarrësve, atyre iu bashkua edhe artisti i ri Young Dadi, i cili e pasuroi kampin me edhe më shumë muzikë dhe argëtim dhe kontribuoi  në zhvillimin e kreativitetit të të rinjve. Gjatë kampit, të rinjtë patën edhe rastin të shkruajnë, interpretojnë dhe regjistrojnë këngë që do të mbetet vepër e tyre e përbashkët dhe kujtim për kohën e kaluar bukur dhe shoqërimin e ndërsjellë.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.