Të rinjtë e bashkësive të ndryshme etnike së bashku në poligonin e ri “pamp-trak” në Shkup

1062
Më 30 shtator, 2019, mbi 40 nxënës nga shkollat e mesme “Brakja Milladinovci”, “Arseni Jovkov”, “Zdravko Cvetkovski” dhe “Boro Petrushevski” së bashku kanë ngarë biçikleta dhe janë argëtuar në poligonin “pamp-trak” në Shkup.

Me ngjarjen promovuese, “pram-traku” i ri për biçikleta dhe skejtborde u hap zyrtarisht. Gjatë ngjarjes, nxënësit e shkollave të mesme i bashkuan sportin me argëtimin dhe e dëshmuan rëndësinë e integrimit ndëretnik. Në të njëjtën kohë e ngritën vetëdijen për ngasjen e biçikletave si mënyrë që të ruhet mjedisi jetësor.

Në ngjarje mori pjesë edhe Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit i cili i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se hapësirat publike duhet të jenë inkluzive për të gjitha grupet e ndryshme shoqërore.

Këto hapësira janë vende të rëndësishme ku të rinjtë mund ta kalojnë kohën së bashku, pa dallim se vijnë prej bashkësive të ndryshme etnike të cilave u takojnë. Me interaksion të ndërsjellë përmes aktiviteteve sportive ata mund t’i tejkalojnë dallimet dhe të argëtohen së bashku.

Poligoni ndodhet para Pishinës Olimpike “Qendër” dhe është i pari i këtij karakteri në qytet. Shilegov përmendi se gjatë periudhës së ardhshme do të hapet edhe një poligon “pamp-trak” në hyrje të Parkut të Qytetit në Shkup.

Aksioni u mbështet nga Qyteti i Shkupit dhe Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, në bashkëpunim me Forumin Rinor të Arsimit.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.