Koordinatorët e projektit Fillo me ndryshimin (Start the Change) prej organizatave partnere: INOVA+ (Portugali), Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar – QMEQ (Maqedonia e Veriut), Forumi për Liri në Arsim – FEE (Kroacia), NEPC (Kroaci), SIRIUS (Belgjikë), shkolla fillore “Ivan Meshtrovi” (Kroaci) dhe një grup i shkollave Hoze Estevao – Agrupamento de Escolas Josë Estëvâo (Portugali) u takuan në Zagreb, Kroaci më 2 mars dhe 3 mars, 2020. Gjatë këtyre dy ditëve, përfaqësuesit e organizatave partnere së bashku diskutuan për aktivitetet e projektit që të kuptohet dizajni i projektit dhe fokusi në politikat më pas duke i pasur në mendje problemet dhe qasjet e shteteve të ndryshme.
Lidhur me arsimin, mësimdhënësit dhe nxënësit, u shqyrtuan mundësitë të realizohen aktivitetet e pritura drejtpërdrejt me shkollat. Partnerët e përcaktuan temën e ndryshimit të dëshiruar në politikat që do të ndiqen përmes të gjitha aktiviteteve të projektit – promovimi i zërit të nxënësve. Të gjithë partnerët u pajtuan se promovimi i zërit të nxënësve dhe pjesëmarrja, hap hapësirë për arritjen e mirëkuptimit interkulturor, respektimin e diversitetit, punë vullnetare, solidaritet dhe pjesëmarrje aktive qytetare në bashkësitë shkollore.
Partnerët në mënyrë më të thuktë e diskutuan edhe aktivitetin e parë kryesor i cili përfshin hulumtim cilësor me nxënësit, duke e përdorur metodologjinë e grupeve të fokusit. Qëllimi i hulumtimit është të hetohet perspektiva për shkollën dhe bashkësinë lokale dhe në cilat mënyrë ato ndjehen ose nuk ndjehen të pranuara, të dëgjuar dhe të parë nga të rriturit dhe moshatarët. Më pas, të gjitha njohuritë do t’u ndihmojnë ekspertëve të projektit ta zhvillojnë materialin arsimor, programet mësimore dhe trajnimet për mësimdhënësit.
Duke e pasur parasysh atë që kriza me KOVID-19 ka ndikim në shtete të ndryshme, partnerët kanë diskutuar për rrezikun potencial prej realizimit të aktiviteteve projektuese drejtpërdrejt me shkollat.
Takimi i parë paraqiste mundësi që palët e interesuara të bashkohen dhe t’i caktojnë aktivitetet e ardhshme të projektit drejtuar ndërtimit të rezistencës së të rinjve dhe promovimin e zërit të nxënësve dhe pjesëmarrjes. Më shumë detaje për projektin Fillo me ndryshimin (Start the Change) dhe për takimin e parë mund të gjejmë këtu – https://startthechange.net/first-meeting-of-start-the-change-partners/