Edhe këtë vit projekti Arsim për punësim në Maqedoninë e Veriut – E4E@мк vazhdoi me realizimin e dialogut social “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”. Përmes 17 takimeve në 17 komuna në shtet, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me komunat dhe sektorin privat punuan në avancimin e arsimit të mesëm profesional.

Në Shkup, Shtip, Strugë, Ohër, Prilep, Manastir, Vallandovë, Strumicë, Koçanë, Makedonska Kamenicë, Veles, Kavadar, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Kërçovë, përfaqësuesit e pushtetit qendror, vetëqeverisjes lokale dhe sektorit privat morën pjesë në mënyrë aktive dhe me propozimet e tyre e shprehën mbështetjen për krijimin e kuadrove të ardhshme të reja dhe profesionale.
Qëllimi i këtyre ngjarjeve ishte edhe tërheqja e numrit sa më të madh të kompanive në mënyrë që të njëjtat të përfshihen në arsimin dual, si model i dëshmuar që siguron kuadër profesional të përgatitur drejtpërdrejt për t’u përfshirë në punë në mjediset ku e kanë zhvilluar mësimin praktik.

„Shkollat e mesme profesionale mund të jenë sërish zgjedhja e parë e shkollarëve vetëm nëse në këtë proces të dialogut social përfshihen drejtpërdrejt vetë komunat, kompanitë lokale dhe shkollat e mesme profesionale, meqë kryetarët e komunave, menaxherët e kompanive dhe drejtorët e shkollave e dinë më së miri se ku duhet të intervenohet në mënyrë që të sigurohen profesione që kërkohen në tregun e punës dhe që është mënyra më e mirë për ta realizuar atë”, shprehet ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Përmes dialogut sociale në raport me profilet profesionale në shkollat e mesme profesionale fillohet krijimi i politikës së regjistrimit për vitin e ardhshëm shkollor dhe formimi i paraleleve duale, e ndjekur me shpalljen e konkursit për regjistrim në arsimin e mesëm për vitin 2022-2023. Vitin e ardhshëm shkollor, nxënësit e klasës së nëntë do të kenë rastin të marrin bursë për regjistrim në paralele duale.
Projekti Arsim për punësim në Maqedoninë e Veriut – Е4Е@мк e mbështetë bashkëpunimin mes sektorit privat dhe institucioneve arsimore, me qëllim të avancimit të arsimit profesional dhe trajnimit.