Takim pune për përfshirjen e fëmijëve që janë jashtë shkollave

886
Nga mesi i shtatorit, 2019, u mbajt takim pune me drejtorët, bashkëpunëtorët profesional dhe mësimdhënësit e shkollave fillore të përfshira në Projektin Inkluzioni i fëmijëve që janë jashtë shkollave në sistemin arsimor, mbështetur nga Fondacioni për Fëmijë Pestaloci. Gjatë takimit u diskutua për arritjet kryesore të Projektit, por edhe për sfidat me të cilat shkollat ballafaqohen gjatë përfshirjes së fëmijëve të cilët janë jashtë shkollave.

Përfaqësuesit e shkollave, gjithashtu i ndanë përvojat e tyre pozitive dhe strategjitë të cilat i shfrytëzojnë me qëllim të përfshirjes dhe ruajtjes së këtyre fëmijëve në mësim. Të pranishmit në mënyrë të veçantë i potencuan angazhimet e veçanta të cilat bëhen në fillim të vitit shkollor për përfshirjen maksimale të rajoneve me nxënës të cilët ndodhen në listat për regjistrim apo fëmijëve të cilët vonojnë me regjistrimin.

Me mbështetjen e Projektit janë arritur më shumë rezultate në nivel institucional, me çka do të mundësohet tejkalimi afatgjatë i problemit me fëmijët të cilët janë jashtë shkollave.

Si rezultat nga intervenimet e projektit në nivel institucional, në ligjin për arsim fillor janë futur dispozita për t’u liruar nga shpenzimet në procedurën për njohjen dhe ekuivalencën e dëftesave dhe diplomave të marra jashtë vendit për nxënësit e familjeve pranuese të asistencës së garantuar minimale. Këta kërkues janë liruar prej të gjitha shpenzimeve administrative në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me përjashtim të shpenzimeve të noterëve dhe shpenzimeve për përkthim gjyqësor. Kështu, për shfrytëzuesit e asistencës minimale që janë kërkues të cilët janë të lindur në Republikën e Maqedonisë së Veriut ulja e shpenzimeve është deri në 82%, ndërsa për shtruesit e kërkesës të cilët nuk janë të lindur në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ulja është 86%. Për të gjithë shtruesit e tjerë të kërkesës të cilët nuk janë shfrytëzues të asistencës së garantuar minimale është paraparë ulje për 24% të shpenzimeve.

Ghithashtu, më përkrahjen e projektit, për fëmijët të cilët nuk janë të përfshirë në sistemin arsimor ndërsa e kanë tejkaluar kufirin e moshës, janë vendosur baza ligjore për përgatitjen e programeve të përshtatshme arsimore të cilat do të sillen deri në vitin 2020. Gjithashtu me qëllim që të sigurohet përfshirje më gjithëpërfshirëse përmes identifikimit të fëmijëve të moshës shkollore, përgatitet propozim-protokoll për këmbimin e të dhënave midis të gjitha institucioneve relevante në nivel qendror dhe lokal.

Krahas arritjeve në nivel institucional, gatë periudhës së kaluar Projekti me sukses bashkëpunoi drejtpërdrejt me shkollat. Në Projekt u përfshinë 18 shkolla prej 12 komunave. Përmes Projektit në mënyrë financiare janë mbështetur mbi 130 fëmijë të cilët rregullisht vizitojnë mësimin në shkollë, edhe pse paraprakisht nuk janë përfshirë në procesin arsimor.

Me mbështetjen e Projektit u realizuan edhe aktivitete jashtëmësimore për përfshirje, në të cilat bashkërisht merrnin pjesë bursistë dhe bashkëmoshatarët e tyre dhe përmes aktiviteteve të ndryshme janë shoqëruar dhe kanë mësuar së bashku. Mësimdhënësit të cilët punojnë drejtpërdrejtë me këta nxënës, si dhe një pjesë e bashkëpunëtorëve profesionistë tashmë kanë marrë pjesë në trajnimin për ndërtimin e aftësive për inkluzionin e këtyre fëmijëve ndërsa gjatë periudhës së ardhshme do të marrin pjesë edhe në ciklin e dytë të trajnimeve për zhvillimin dhe zbatimin e modeleve dhe qasjeve për ndërtimin e atmosferës inkluzive në klasë.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për inkluzionin e fëmijëve të cilët janë jashtë shkollave në sistemin arsimor, i financuar nga Fondacioni për fëmijë Pestaloci, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.