Takim pune i Grupit të punës për Integrimin Ndërtetnik në Arsim

1169
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim (INRA) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) vazhdojnë me bashkëpunimin partnerik për zhvillimin e integrimit ndëretnik në arsim.

Në fund të qershorit 2018, u mbajt takim pune treditor në Strugë, ku morën pjesë përfaqësues nga Grupi Punues i MASH për Integrimin Ndëretnik në Arsim, Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim dhe OSBE. Qëllimi i takimit ishte të diskutohen aktivitetet për integrimin ndëretnik në arsim që u realizuan në periudhën e kaluar dhe të ndahen praktikat e mira dhe rezultatet pozitive prej tyre.

Takimi filloi me prezentimin e konstatimeve dhe rekomandimeve që dolën nga takimet me përfaqësuesit e Ekipeve për Integrim Shkollor (EISH) nga të gjitha shkollat, të organizuara në kuadër të INRA nga marsi deri në maj të vitit 2018. Me qëllim që të konsiderohen përvojat e deritanishme për të planifikuar aktivitetet e ardhshme, u këmbyen përvoja edhe prej programeve të MASH, INRA dhe OSBE për të mbështetur aktivitetet e përbashkëta të nxënësve në shkolla.

Përveç kësaj, u diskutua edhe për veglat dhe mekanizmat potencial, të cilat shërbejnë për të mbledhur informacione specifike në shkolla rreth situatës me INA. Në fund, u përcaktua edhe dinamika e aktiviteteve të planifikuara për përmirësimin dhe promovimin e procesit të integrimit ndëretnik në arsim.

Aktivitetet do të mbështeten përmes koordinimit të përbashkët të Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim dhe OSBE-së, të cilët janë partnerë dhe mbështetës të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në procesin e zhvillimit të integrimit ndëretnik brenda sistemit arsimor.

Grupi i punës i MASH për INRA është themeluar në vitin 2014 dhe përbëhet nga përfaqësues të institucioneve kryesore arsimore – Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Qendra për Arsim Profesional, Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe Qendra Shtetërore e Provimeve. Grupi i Punës është organi kryesor për implementimin e aktiviteteve për INA dhe roli i saj kryesor është ta vëzhgojë zbatimin e politikave, aktiviteteve dhe praksave për arsim të integruar dhe t’i dorëzojë iniciativa dhe propozime Ministrit të Arsimit dhe Shkencës për mbështetjen e procesit të integrimit ndëretnik në shkollat ​​në Maqedoni.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim (INRA), i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.