Takim inicues me përfaqësues të pilot shkollave dhe komunave

1078

Ekipi i Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim realizoi takim me rreth 120 përfaqësues të 40 pilot shkollave prej 9 komunave në të cilat do të zbatohen aktivitetet e projektit gjatë vitit shkollor 2017/2018.

Takimi iniciues u mbajt më 13 nëntor të vitit 2017, me qëllim që të prezentohet projekti si dhe programet për grante të vogla për aktivitete të përbashkëta të nxënësve dhe nisma dhe grante për rinovimin e shkollave.

Përmes programit për grante të vogla, Projekti do të mbështesë aktivitete të cilat kontribuojnë për interaksion dhe bashkëpunim, ndërsa njëherësh edhe për zhvillimin e vlerave demokratike tek të rinjtë e bashkësive të ndryshme etnike. Si stimulim shtesë për shkollat dhe bashkësitë të marrin pjesë në aktivitete të tilla, përmes programit për rinovimin e shkollave do të përmirësohet mjedisi për mësim në objektet shkollore.

Pas prezentimit të aktiviteteve të projektit, në takim janë diskutuar hapat e ardhshëm të përbashkët – takimet koordinuese me pilot komunat dhe shkollat. Praktikat e mira të pilot shkollave do të përdoren për përmirësimin e programit, para se të rritet numri i shkollave të përfshira në Projekt viteve të ardhshme.

Ky aktivitet është pjesë e projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.