Nxënësit e përkatësive të ndryshme etnike zhvilluan aftësi, i rritën kompetencat e tyre interkulturore dhe patën mundësi të njoftohen me nxënës të tjerë të cilët mësojnë në gjuhë mësimore të ndryshme përmes pjesëmarrjes aktive në paralele të përziera në kuadër të Projektit për përforcimin e bashkëpunimit multilateral në komuna. Këto orë mbahen rregullisht gjatë gjithë vitit shkollor dhe në to nxënësit të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore mësojnë së bashku dhe marrin pjesë në aktivitete të ndryshme nën udhëheqjen e mësimdhënësve të tyre. Mbi 3000 pjesëmarrës dhe 240 mësimdhënës u kyçën në këto lloj orësh të cilat u treguan si të dobishme edhe për nxënësit edhe për mësimdhënësit. Ja një deklaratë e njërit prej nxënësve të cilët morën pjesë në këto orë:
“Gjatë fundit të vitit shkollor, arsimtari na tregoi se do të kemi më shumë orë të Shoqërisë së bashku me shokët tanë të paraleles shqiptare. Nuk e kisha idenë se si do të zhvillohej kjo pasi që ata flasin dhe mësojnë në gjuhën shqipe ndërsa ne flasim dhe mësojmë në gjuhën maqedonase. Megjithatë, një ditë, në orën e Shoqërisë mësuam për “Dallimet dhe ngjashmëritë midis nesh”. Mendoja se nuk kemi asgjë të përbashkët me miqtë tanë të paraleles shqiptare, por nuk kisha menduar drejtë.
Na ndanë në grupe të përziera dhe detyra jonë e parë ishte të prezantohemi. Gjithçka zhvillohej siç duhet, por në fillim u ndjeva i vetmuar. Ishte e çuditshme. Siç vijonte mësimi, mësova për ushqimet e tyre tradicionale, veshjet kombëtare, instrumentet muzikore, si të prezantohem dhe si të shkruaj “mirëdita” në gjuhën shqipe. Ora u bë interesante.
Më vonë, e humba ndjenjën se po qëndroj në grup të cilin deri në atë moment e konsideroja si të ndryshëm prej meje. Kur më shpjeguan se sa është i shijshëm ushqimi i tyre “lakrori”, dëshirova ta provoj, dhe ata më ftuan në shtëpitë e tyre, por shpejtë më pas arsimtari na tha se është organizuar aktivitet me prindërit në të cilin do të ketë ushqime të ndryshme tradicionale. Atje për herë të parë e provova “lakrorin” e shijshëm, ndërsa miqtë e mi kishin të drejtë për shijen e tij. Njëherësh, ata, i provuan “mantitë” e përgatitura nga nëna ime dhe u pëlqyen shumë.
Shumë jam i lumtur që isha pjesë e këtij projekti dhe dua të kem më shumë orë të tilla, pasi që mësova shumë për shqiptarët, romët dhe maqedonasit, por edhe ata mësuan shumë për mua për kulturën time boshnjake”.
Ky aktivitet është pjesë e Projektit për përforcimin e bashkëpunimit multietnik në komuna. I financuar nga Fondacioni për Fëmijë Pestaloci (FFP).