Si zbatohen iniciativat e nxënësve përmes veglave digjitale në distancë

473
Gjatë janarit dhe shkurtit, viti 2021, u realizuan uebinarë për zbatimin e iniciativave të nxënësve përmes veglave digjitale në distancë, në kuadër të Projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik e të rinjve në arsim, në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe Forumin Arsimor Rinor. Në uebinarët morën pjesë nga mbi 450 mësimdhënës të Arsimit Qytetar, bashkëpunëtorë profesionalë dhe drejtorë nga 240 shkolla fillore të projektit të cilët në vitin shkollor 2021/2022 realizojnë iniciativa të nxënësve dhe Ditë të hapura për Arsim qytetar. 

Në uebinarët iu kushtua vëmendje e veçantë rëndësisë së zbatimit të iniciativave të nxënësve përmes veglave digjitale, veçanërisht në kushte kur procesi arsimor zhvillohet në distancë. Pjesëmarrësit në uebinarët u njoftuan me fazat përmes të cilave duhej të kalojë një iniciativë e nxënësve për të kontribuar me sukses në zhvillimin e kompetencave qytetare të nxënësve, si dhe me vegla të ndryshme digjitale që janë plotësim përkatës ose alternativë e metodave tradicionale të zbatimit të iniciativave të nxënësve me prani fizike. 

Punëtoritë u ndihmuan shkollave për të mbështetur nxënësit në realizimin e iniciativave të ndryshme, përmes veglave digjitale ose nga ana tjetër një qasje e kombinuar. Lexoni më poshtë për një pjesë të aktiviteteve të zbatuara në periudhën shkurt-mars 2021.

Në Ditën e hapur për Arsimin Qytetar në SHF “Sh. Qirili dhe Metodi” – Shkup, nxënësit nga Parlamenti i nxënësve patën mundësinë të bisedojnë me zëvendës-avokaten e popullit Vaska Bajramovska – Mustafa. Në fillim të ngjarjes, zëvendës-avokaten e popullit mbajti një ligjëratë të shkurtër për të drejtat e njeriut dhe demokracinë, me ç’rast theksoi rëndësinë e barazisë në një shoqëri multikulturore. Duke i parashtruar pyetjes të ftuarës, nxënësit u informuan për kompetencat e avokatit të popullit, ankesat më të zakonshme të qytetarëve për mbrojtjen e të drejtave dhe mënyrën në të cilën mund të kërkohet mbrojtje nga ky organ.

Nxënësit e SHFK “Goce Dellçev” nga Demir Hisar vendosën të zbatojnë një peticion online për pastrimin e deponive të paligjshme dhe zgjidhjen e problemit me asgjësimin e mbeturinave. Në peticionin onlajn, nxënësit theksuan nevojën për lëvizje të lirë dhe lojë në natyrë të pastër. Pas mbledhjes së nënshkrimeve përmes veglës onlajn, do t’a dorëzojnë te kryetari i komunës dhe Këshilli i Komunës së Demir Hisarit.

Nxënësit nga SHFK “Koço Racin” nga fsh. Bllatec zbatuan disa aktivitete për ruajtjen e mjedisit jetësor: marsh ekologjik “Për Bllatec të pastër”, dy aksione për pastrimin e mjedisit dhe ngritjen e vetëdijes ekologjike te opinioni më i gjerë, si dhe aksion për zbukurimin e oborrit të shkollës. Gjatë aksioneve, nxënës nga të gjitha klasat, të punësuarit në shkollë, shkollarët dhe prindërit së bashku mblodhën më shumë se 30 thasë me mbeturina.

Pandemia nuk i ndaloi nxënësit nga SHF “Avram Pisevski” nga fsh. Bardovc të zbatojnë iniciativë të nxënësve që do të inkurajojnë ndryshime pozitive në bashkësinë lokale. Pas diskutimeve për problemet me të cilat ata përballen në mjedisin e tyre, nxënësit kanë vendosur të zbatojnë fushatë informative për ngritjen e vetëdijes publike për përdorimin e këndit lokal të lojërave.

Këto janë vetëm disa nga aktivitetet e shumta të iniciuara nga nxënësit që do të zbatohen në distancë edhe në të ardhmen. Përmes tyre nxitet aktivizmi i nxënësve dhe zhvillohen shkathtësitë e nxënësve për të menduarit krijues dhe gjetjen e zgjidhjeve për sfidat me të cilat përballen.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.