Ky vit shkollor filloi me kushte më ndryshe për të gjithë nxënësit. Me vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), vetëm nxënësit e klasës 1-3 mësimin e ndjekin me praninë fizike derisa të gjithë të tjerët e ndjekin mësimin në distancë. E gjithë kjo dukshëm i ndryshoi aktivitetet në kuadër të seksioneve gjatë projektit “Përforcimi i bashkëpunimit ndëretnik në komuna”, mbështetur nga Fondacioni për fëmijë Pestalloci (FFP).

Me qëllim të lehtësimit të realizimit të mësimit të rregullt, por edhe të aktiviteteve jashtëmësimore, projekti u ndihmoi shkollave të sigurojnë materiale të nevojshme dhe pajisje teknike si laptopë dhe tableta. Si rezultat i kësaj me fillimin e vitit shkollor filluan edhe aktivitetet në disa shkolla të caktuara. Disa prej tyre aktivitetet i kanë filluar edhe para fillimit të vitit shkollor me qëllim që ta shfrytëzojnë kohën e mirë dhe aktivitetet t’i realizojnë në hapësirë të hapur.
Dhe kështu derisa moti ishte më i ngrohtë, SHF “Zhivko Brajkovski” nga Buteli, në kuadër të “Seksionit të Matematikës – larmia e saj dhe zbatimi i saj i gjithanshëm – Mësim përmes lojës”, i realizoi dy aktivitete në qiell të hapur me respektimin e të gjitha masave mbrojtëse të cilat janë rregulluar me Protokollet për veprim në shkollat fillore në kushte të KOVID-19. Nxënësit të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore së bashku vizatuan lojëra dhe aplikacione interesante të cilat i udhëzojnë nxënësit e rinj gjatë hyrjes në shkollë me mbajtjen e distancës. U vizatuan edhe lojëra argëtuese të cilat mund të shfrytëzohen si në kohën e lirë ashtu edhe për disa aktivitete në lëndë të ndryshme.

Në SHF “Liria” nga Tetova edhe këtë vit shkollor projekti e mbështeti seksionin “Hulumtuesit e rinj” me nxënës të gjuhëve të ndryshme mësimore aktivitetet e së cilëve filluan përmes mësimit në distancë. Nxënësit e mbajtën aktivitetin e tyre hyrës onlajn dhe u njoftuan me aktivitetet e parapara për vitin shkollor. Së bashku hulumtuan për ndërtimin e qelizave bimore dhe të kafshëve. Me plastelinë i përpunuan qelizat që në mënyrë më të thuktë të njoftohen me materien.

Aktivitetet e përbashkëta të të rinjve në kuadër të seksioneve vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme përmes mësimit në distancë. Duke marrë pjesë në to, nxënësit njoftohen më mirë, ndërmarrin nisma argëtuese dhe së bashku mësojnë gjëra të reja.
Ky aktivitet është pjesë e projektit për Përforcimin e bashkëpunimit multietnik në komuna, i mbështetur nga Fondacioni për Fëmijë Pestalloci (FFP).