Si u përdorën mjetet dixhitale gjatë mësimit në largësi në lëndën e Arsimit Qytetar

960
Me datë 23 qershor të vitit 2020, u organizua online diskutim për përdorimin e mjeteve dixhitale në lëndën e Arsimit Qytetar, në kuadër të projektit të USAID për Integrim Ndëretnik të të Rinjve në Arsim. Në këtë diskutim morrën pjesë më shumë se 70 pjesëmarrës mes të cilëve mësimdhënës që ligjërojnë lëndën e Arsimit Qytetar, drejtor shkolle si dhe kështilltarë të Byrosë për Zhvillim të Arsimit.

Gjatë diskutimit, Oliver Stanojoski nga Byroja për Zhvillim të Arsimit, foli për aktivitetet e Byrosë gjatë kësaj periudhe për përmirësimin e mësimit në largësi. Mes aktiviteteve është edhe inçizimi i video orëve mësimore nga ana e mësimdhënësve të cilat u publikuan në platformën arsimore nacionale EDUINO si dhe fillimin e TV klasës ku orët mësimore zhvilloheshin sipas programit mësimor të Byrosë. Që t’u ndihmohet mësimdhënësve rreth vlerësimit, përpiluam një udhëzim për vlerësim.

Edita Dauta, mësimdhënëse e lëndës Arsimi Qytetar në Sh.F. “Ashim Agushi” në f. Radolishtë, Strugë, dha pasqyrë më të qartë për gjendjen e shkollave nga mjediset rurale duke shpalosur të dhëna nga hulumtimi i saj. Foli për përvojën e shkollave me mësimin në largësi dhe dha rekomandime për përmirësimin e mësimit.

Çdo fillim është i vështirë, por është edhe mundësi dhe aftësi nga e cila mund të fitojmë. Mësimi në largësi krijoi atmosfer të re në arsim”, tha mes tjerash Edita.

Në diskutim u shpreh edhe Hari Stojanovski, drejtor në Sh.F. “Nevena Georgieva-Dunja” në Shkup i cili foli për mënyrat e realizimit të orës me lloje të ndryshme të komunikimit elektronik. Ai sqaroi se si u njoftuan prindërit dhe nxënësit me mënyrën e re të mësimit në largësi.

Tentuam që ta gjejmë rrugët më të drejta për të vazhduar mësimin në largësi. Njëherë vëmë në provë mundësitë e nxënësve dhe prindërve dhe pastaj vendosëm se si do të vazhdojmë me orët mësimore më tej”, tha Stojanovski.

Pjesëmarrësit në mënyrë aktive morrën pjesë në diskutim dhe ndanë përvojat e tyre personale, sfidat më të mëdha me të cilat janë ballafaquar, si dhe platformat dhe mjetet të cilat i kanë shfrytëzuar. Ndër sfidat me të cilat janë ballafaquar veçojnë vështirësitë e nxënësve t’i përmbahen orarit të mësimit, mungesa e pajisjeve dixhitale për ndjekje të mësimit në largësi, internet lidhje jo stabile dhe rritja e vëllimit të punës tek mësimdhënësit. Gjatë diskutimit, pjesëmarësit dhanë mendime për nevojën e themelimit të një platforme të unifikuar nacionale për mësimdhënësit përmes të cilës do të mund të komunikojnë dhe të ndajnë resurset, nevoja për trajnim të mësimdhënësve për mësimin në largësi, si dhe rëndësia e krijimit të një sistemit të unifikuar të mësimit në largësi të cilin do ta përdorin në të gjitha shkollat fillore.

Temat kryesore gjatë diskutimit dhe rekomandimet për përmirësimin e mësimit në largësi janë të përmbledhura në një dokument në të cilin gjithë pjesëmarrësit patën mundësinë të kontribuojnë. Dokumenti do të dërgohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe në Byronë për Zhvillim të Arsimit, si mbështetje shtesë në zhvillimin e politikave më efektive për mësimin në largësi.

Mësimi online paraqet sfidë për procesin arsimor dhe për atë vazhdimisht punohet në gjetjen e qasjeve të reja për përforcimin e aftësive dixhitale të nxënësve dhe mësimdhënësve dhe realizim më efikas i mësimit në largësi.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.