Si duhet shkollat të pastrohet dhe të dezinfektohen

991
Është publikuar pjesa e dytë e rekomandimeve me manual për mirëmbajtjen e objekteve shkollore dhe video edukative, të punuara në kuadër të Projektit të USAID për Integrim Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (Sektorin e Investimeve Kapitale), në koordinim me Zyrën për Bashkëpunim Ushtarak pranë Ambasadës së SHBA në Shkup. Këtu detajisht janë të sqaruara procedurat për pastrim, dezinfektim dhe ruajtjen e sigurisë në shkollë.

Shkolla është vendi ku nxënësit dhe mësimdhënësit e kalojnë pjesën e tyre më të madhe të ditës, për këtë arsye duhet të jetë e pastër, e sigurtë dhe ambient i këndshëm për mësim dhe punë. Posaqërisht në kohë pandemie, hyrja, klasta, sendet në objektin shkollor dhe tualetet duhet rregullisht të pastrohen dhe të dezinfektohen. Personeli përgjegjës duhet të mbaj pajisje mbrojtëse të përshtatshme gjatë kryerjes së detyrave.

Gjithashtu, në rast të fatkeqësive natyrore, shkollat duhet ta mbrojnë sigurinë e nxënësve dhe personelit përmes formimit të ekipeve që do të hartojnë plan për mbrojtje dhe shpëtim.

E gjithë kjo trajtohet në udhëzimin e publikuar duke i bashkangjitur edhe praktika dhe përvoja pozitive për mirëmbajtjen e sistemeve që shfrytëzojnë energji solare.

Gjitha materialet janë publike në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të njejtat mund t’i shifni këtu.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.