Shkollat e mesme profesionale do të zbatojnë iniciativa të nxënësve për avancimin e klimës demokratike

336
Gjatë shtatorit, 18 mentorë të shkollave të mesme mbajtën punëtori për zbatimin e iniciativave të nxënësve, në kuadër të Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik e të Rinjve në Arsim, e në bashkëpunim me Qendrën për Arsim Profesional dhe Trajnim dhe Forumit Arsimor Rinor. Në punëtoritë morën pjesë më shumë se 200 mësimdhënës të Arsimit qytetar, bashkëpunëtorë profesionalë dhe drejtorët të 74 shkollave të mesme profesionale që gjatë vitit shkollor 2021/2022 do të zbatojnë iniciativa të nxënësve dhe Ditë për arsim qytetar.

Gjatë punëtorive, pjesëmarrësit biseduan për përfitimet nga qasja gjithëpërfshirëse gjatë zhvillimit të kompetencave qytetare te nxënësit, procesit të organizimit dhe zbatimit të iniciativave të nxënësve, si dhe rolit të drejtorisë së shkollës dhe shërbimit profesional në nxitjen e klimës demokratike në shkollë. Si tema kyçe u veçuan thellimi i bashkëpunimit me bashkësinë lokale gjatë zbatimit të aktiviteteve për ndryshim pozitiv, roli i bashkësisë së nxënësve, udhëheqja e proceseve në kushte të pandemisë, etj.

Vëmendje e posaçme u është kushtuar fazave përmes të cilave zbatohet një iniciativë e nxënësve me qëllim të zhvillimit të suksesshëm të kompetencave qytetare të nxënësve, si dhe rëndësisë së planifikimit fleksibil të aktiviteteve dhe mundësive për implementimin e iniciativave të nxënësve në distancë, me prani fizike dhe me qasje të kombinuar.  

Pjesëmarrësit në punëtoritë u njoftuan edhe me më shumë shembuj pozitivë nga shkollat që në dy vitet paraprake shkollore zbatonin iniciativa të nxënësve, ndërsa përvetësuan edhe materiale të dobishme për zbatimin e suksesshëm të iniciativave të nxënësve. Ekipet e përfshira nga shkollat shprehën kënaqësi nga përmbajtjet dhe vullneti për avancimin e kulturës demokratike në shkollat e tyre.

Pas punëtorive, ekipet shkollore të 74 shkollave të mesme profesionale filluan me planifikimin dhe përgatitjen për zbatimin e iniciativave shkollore dhe organizimin e Ditëve për arsim qytetar gjatë vitit shkollor 2021/2022. 

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.