Shkolla fillore “Marshall Tito” nga Strumica zbatoi fushatë për siguri më të madhe të këmbësorëve

1380
Nën moton “Jam këmbësor, duhet ta di”, nxënësit e shkollës fillore “Marshall Tito” nga komuna e Strumicës zbatuan fushatë për respektimin e këmbësorëve në komunikacion në fillim të majit 2018.

Kjo fushatë ishte rezultat i 20 nxënësve të 20 gjuhëve të ndryshme mësimore nga seksioni i trafikut në këtë shkollë, të cilët u udhëhoqën nga dëshira të ndikojnë në ngritjen e vetëdijes së shoferëve.

Me mbështetjen e mësimdhënësve të tyre, përmes disa takimeve të përbashkëta nxënësit hulumtonin në internet për mbrojtjen e këmbësorëve dhe kulturës në trafik, ideonin mesazhe dhe përpunonin transparentë të cilat u vendosën në disa lokacione para vendkalimeve për këmbësorë dhe në rrugët kryesore në Strumicë.

Në zbatimin e aktiviteteve nuk mungoi edhe mbështetja e komunës e cila përmes Këshillit komunal për siguri në komunikacion siguroi një pjesë të fletushkave edukative të cilat mbanin mesazhin “Silluni me përgjegjësi në komunikacion për të mirën e të gjithë fëmijëve në rrugicat dhe rrugët tona”.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i financuar nga Agjencia për zhvillim ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.