Seksione të përbashkëta të nxënësve për integrim më të mirë ndëretnik

1723
Duke filluar nga viti akademik 2018/2019, Projekti i  USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, mbështet seksione të përbashkëta shkollore në shkollat më shumëgjuhëshe. Mësimdhënësit të cilët deri më tani kanë vendosur seksione në gjuhë të ndryshme mësimore dhe nxënësit e tyre do të kenë mundësi të punojnë së bashku në një seksion në të njëjtën temë në shkollën e tyre, ndërsa më pas të komunikojnë dhe të njoftohen midis tyre më mirë, të bashkëpunojnë dhe së bashku të krijojnë produkte, njëherësh duke e promovuar bashkëpunimin ndëretnik, kulturën qytetare dhe sjelljen.

Shkolla fillore “Goce Dellçev” nga Aerodromi është njëra prej njëzet shkollave të cilat filluan me realizimin e aktiviteteve në seksionet e përbashkëta. Në seksionin e artit figurativ në këtë shkollë së bashku do të marrin pjesë nxënës të cilët mësojnë në dy gjuhë të ndryshme mësimore – në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Takimi i parë i pjesëmarrësve në seksion u mbajt më 30 nëntor 2018. Në fillim të takimit, mësimdhënësit të cilët e realizojnë seksionin u bënë thirrje nxënësve të prezentohen me çka filloristët u njoftuan midis tyre.


Mesazhe për shoqëri, unitet, dashuri dhe art nga nxënësit e SHF “Goce Dellçev”, Aerodrom

Më pas duke e përdorur teknikën stuhi e ideve, nxënësit diskutuan për atë se çfarë dëshirojnë të mësojnë prej këtij seksioni të artit figurativ gjatë vitit shkollor. Dëshirat e nxënësve ishin përplot mesazhe pozitive për shoqëri, unitet, dashuri dhe art. Edhe pse ekzistonin shumë propozime, të gjithë nxënësit u pajtuan se duan “mësimi të jetë përmes shoqërimit” dhe “të gjithë të vizatojmë deri në dashuri”

Më pas përmes metodave interaktive dhe mësimit praktik të rinjtë mësuan për vëllimin në art. Duke punuar së bashku me njëri-tjetrin dhe me mbështetjen prej mësimdhënësve të tyre, ata modeluan përpunime prej plastelinës me çrast në praktikë mësuan se si krijohet volumi në art.


Nxënës nga SHF “Goce Dellçev” nga Manastiri punojnë së bashku

Përveç shkollës fillore “Goce Dellçev” nga Aerodromi me organizimin e aktiviteteve të tilla filluan edhe shkollat “Pere Toshev” nga f. Dupjaçan – seksioni për gjuhë angleze, Dollnen, “Goce Dellçev” nga Manastiri – seksioni i kimisë dhe “Strasho Pinxhur” nga fshati  Josifovë, Vallandovë – seksioni i edukimit teknik.

Nxënësit e bashkësive të ndryshme etnike do të bashkëpunojnë përmes takimeve të shumëfishta deri në fund të vitit shkollor, me ç’rast do të organizojnë edhe promovim publik të produkteve prej seksionit të artit figurativ. Me mbështetjen e Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, në gjithsej 20 shkolla në Maqedoni do të realizohen bashkërisht në seksionet gjatë vitit shkollor 2018/2019.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.