Rrjetëzim i komunave gjatë ngjarjes “Nga strategjia lokale deri te aksioni lokal rinor”

134
Më 18 dhe 19 gusht të vitit 2022, në Ohër u mbajt ngjarje dyditëshe për rrjetëzimin e komunave “Nga strategjia lokale deri te aksioni rinor”, i mbështetur nga Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, në bashkëpunim me Forumin Rinor Arsimor.

Në mesin e të pranishmëve ishin përfaqësuesit e 30 komunave, një pjesë e tyre me Strategji të miratuara për integrim ndëretnik në arsim dhe pjesëmarrje rinore dhe aksione të realizuara rinore, derisa pjesa tjetër ndiqnin me kujdes se çfarë kishin për të transmetuar koleg-ët/et e tyre lidhur me këtë temë. Ata përvetësuan informacione dhe njohuri për rëndësinë nga mbështetja e shkollës dhe nxënësve në realizimin e iniciativave të të rinjve.

Gjatë ngjarjes, u ndanë edhe këshilla dhe përvoja nga miratimi i strategjisë lokale dhe zbatimi i planit të veprimit që është pjesë e strategjisë, me qëllim të mbështetjes së të rinjve në realizimin e iniciativave të tyre. Përmes aktiviteteve të llojllojshme, të pranishmit shikuan shembuj pozitivë nga komunat që tashmë e kanë kaluar procesin dhe u frymëzuan për realizimin e aktiviteteve të këtilla edhe në komunat e tyre.

Që nga bankat e shkollave të rinjtë mësojnë se si më tutje të bëhen qytetarë aktivë në shtet. Përmes bashkëpunimit dhe realizimit të iniciativave, ata i ndërtojnë dhe ushtrojnë kompetencat e tyre demokratike. Në këtë drejtë, në periudhën nga viti 2019-2022 janë miratuar 45 Strategji për integrim ndëretnik në arsim dhe pjesëmarrje rinore dhe janë realizuar mbi 70 aksione rinore në partneritet me komunat që në vitin 2019 dhe 2020 miratuan strategji.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.