Rinovohet shkolla fillore “Kole Nedellkovski” në Qendër

734
Më 10 shkurt të vitit 2020,u mbajt ngjarje promovuese me rastin e rinovimit të SHF “Kole Nedellkovski” në Komunën Qendër, në kuadër të Projektit të USAID-it për Integrim Ndëretnik të të Rinjve në Arsim. Gjatë ngjarjes, fjalime të shkurtra kishin kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, drejtoresha e shkollës, Svetllana Masllarevska dhe udhëheqësi i Projektit të USAID-it për Integrim Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, Nebojsha Mojsoski.

Aktivitetet për rindërtimin e shkollës, të cilat u realizuan me mbështetje financiare nga Komanda Evropiane e SHBA-ve (EUKOM) – u bë rinkonstruim i korridoreve dhe shkallëve në objektin shkollor dhe ndërrim i derës hyrëse të shkollës.

Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq theksoi angazhimin e komunës për përmirësimin e kushteve për qëndrim dhe mësim të nxënësve në shkollë, si dhe për përmirësim të cilësisë së mësimit. Ai potencoi se në rindërtim, Komuna Qendër do të marrë pjesë me rindërtimin e shkollës me hyrje të re, me hapësirë me shkallë për komunikim vertikal në ndërtesën shkollore, klasa shtesë dhe hapësira tjera, ndërsa shkolla do të marrë pjesë me rregullim hortikulturor të oborrit shkollor.

Me rindërtimin, për rreth 700 nxënës dhe arsimtarë janë siguruar kushte më të mira për mësim dhe për punë. Me qëllim që të ketë përfitime afatgjate nga rinovimi, personeli teknik i shkollës u trajnua për mirëmbajtje të objektit shkollor dhe për përballje me kriza si tërmeti, zjarri apo vërshimet, ndërsa njëherit u është ndarë edhe pajisje për mirëmbajtje të objektit dhe higjienës në shkollë.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.