A mundet nxënësit të mësojnë më shumë për trashëgiminë kulturore në mënyrë të lehtë dhe argëtuese? Mësimdhënësit e shkollës fillore “Gjorgji Sugarev” nga Manastiri edhe një herë tregoi se përgjigja është po!
Në prill të vitit 2018, kushtuar mësimdhënësve organizuan reli multikulturor për hulumtimin e trashëgimisë kulturore në qytet përmes bashkëpunimit ekipor. Në aktivitet morën pjesë mbi 30 nxënës të gjuhëve të ndryshme mësimore, anëtarë të seksionit shkollor në gjuhën gjermane.
Para fillimit të relit, mësimdhënësit i ndanë nxënësit në disa grupe dhe u dhanë sfidë interesante – në mënyrë të përbashkët t’i hulumtojnë pesë monumente kulturore të locuara në qytet për një kohë të kufizuar.
Të emocionuar dhe të përgatitur për sfidën, grupet e nxënësve u drejtuan nga Sahat Kulla, Kisha “Shën Dimitria”, Xhamia e Ishak, Xhamia Jeni dhe IK Qendra për Kulturë – Manastir. Pas arritjes prej secilit prej lokaliteteve, të rinjtë i pritën të vendosur në stacione informative ku u përgjigjen në pyetjet e kuizit për monumente kulturore në Manastir.
Pas studimit të të gjitha lokacioneve, grupet kthehen në vendin fillestar dhe me padurim prisnin mësimdhënësit t’i ndajnë përgjigjet e sakta dhe t’i numërojnë pikët e fituara të secilit grup. Grupi i cili ishte fitues në relin multikulturor u shpërblye me “kupë” prej karameleve!
Ky aktivitet është pjesë e seksionit të gjuhës gjermane në shkollë në kuadër të projektit për Përforcimin e bashkëpunimit multietnik në komuna, i financuar nga Fondacioni për Fëmijë Pestaloci (FFP). Qëllimi kryesor i projektit është ta rrisë integrimin multietnik në shoqëri, duke e promovuar multikulturalizmin dhe duke i përfshirë në mënyrë aktive nxënësit e përkatësisë së ndryshme etnike në aktivitete të ndryshme.