Qytetari në vepër: Nxënësit përmes garës nga arsimi qytetar morën mbështetje për realizimin e ideve për ndryshime pozitive

439
Në periudhën e kaluar, nxënës nga klasa e nëntë morën pjesë në garë për iniciativa të nxënësve “Qytetari në vepër: Nga ideja në ndryshim pozitiv”, në kuadër të Projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik e të rinjve në arsim, në bashkëpunim me Forumin Arsimor Rinor. Në këtë garë aplikuan 44 ekipe të shkollave fillore nga gjithë shteti nga të cilat janë përzgjedhur gjashtë ekipe. Ata ishin nga shkollat fillore “Përparimi” nga Çegrani, Gostivari, “Bllazhe Koneski” nga Prilepi, “Goce Dellçev” nga Negotina, “7 Marsi” nga Bërvenica dhe “Koço Racin” dhe “Dimitar Makedonski” nga Shkupi.

Nxënësit e motivuar garonin në dy runde. Gjatë rundit të parë, ishin pjesë e kuisit të diturisë dhe përgjigjeshin në pyetjet nga fusha e arsimit qytetar, zbatimin e iniciativave të nxënësve dhe pjesëmarrjes rinore. Tri ekipet me më shumti pikë vazhduan në rundin e dytë.

Përmes prezantimit të ideve për iniciativa të nxënësve para komisionit të përbërë nga persona profesionistë nga kjo fushë, nxënësit nga shkolla fillore “Bllazhe Koneski”, “Përparimi” dhe “Goce Dellçev” e shprehën kreativitetin e tyre dhe siguruan mbështetje për zbatimin e iniciativave për përmirësimin e gjendjes në shkollat e tyre. Njëherësh, ata i forcuan dituritë nga më shumë fusha që kanë të bëjnë me arsimin qytetar dhe shkathtësitë për shprehje dhe prezantim të argumentuar të ideve për ndryshime pozitive.

Në periudhën e ardhshme ekipet e nxënësve do të punojnë në iniciativa për fillimin e bllokut shkollor për forcimin e zërit të nxënësve, vendosje të “laboratorit të ideve” ku do të merren vendime për aktivitete me interes për nxënësit dhe rregullim të oborrit të shkollës si vend për aktivitete mësimore dhe jashtëshkollore në sipërfaqe të hapur.

Me padurim presim t’i shohim të gjitha aktivitetet që do t’i zbatojnë nxënësit.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.