„Qytetari në vepër: nga klasa në aksion” – konferenca për zhvillimin e arsimit qytetar dhe kultura demokratike te të rinjtë

132
Më 23 gusht, më shumë se 400 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në shtet, mësimdhënës të Arsimit Qytetar dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave u bashkuan në konferencën “Qytetari në vepër: nga klasa në aksion”, të mbështetur nga Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, në bashkëpunim me Forumin Rinor Arsimor.

Gjatë ngjarjes morën fjalën Zeqirija Hasipi, drejtor i Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, Sherif Miftari, drejtor i Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim, Nebojsha Mojsoski, drejtor i Projektit si dhe Don Karmin, drejtore e Zyrës për zhvillim të USAID-it në Maqedoninë e Veriut, të cilët e theksuan rëndësinë nga nxitja e iniciativave të nxënësve dhe dëgjim të zërit të të rinjve për ndryshime pozitive në bashkësinë.

Në kuadër të panel diskutimit u prezantuan arritjet në kuadër të Komponentit për forcimin e kulturës demokratike dhe sjelljeve qytetare mes të rinjve dhe u diskutua  për sfidat dhe drejtimet e ardhshme për zhvillimin e arsimit qytetar.

Njëherësh, nxënësit kishin mundësinë të marrin pjesë në “bibliotekë të gjallë” dhe të njoftohen nga afër me punën e institucioneve dhe organizatave qytetare – Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Avokati i popullit, Agjencia kombëtare për programe arsimore arsimore dhe mobilitet (ERAZMUS), Zyra e UNICEF-it, Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Kryqi i Kuq, Lidhja e Skautëve dhe Forumi Rinor Arsimor.

Përmes stendave kreative dhe prezantimeve frymëzuese të përgatitura nga një pjesë e nxënësve dhe mësimdhënësve të tyre, të pranishmit dëgjuan histori të suksesshme dhe shembuj të mirë nga jeta shkollore e mësimdhënësve dhe nxënësve, atyre që në aspektin e përvojës më për së afërmi e avancojnë, përjetësojnë dhe praktikojnë klimës demokratike në shkollat e tyre.

Gjatë viteve, në Projektin u përfshin të gjitha shkollat fillore dhe të mesme nga shteti, secila me kontributi e vet të rëndësishëm në nxitjen e klimës demokratike dhe pjesëmarrjes së nxënësve në bashkësitë e tyre.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.