QMEQ feston ditëlindjen e saj të 17-të!

495
Gjatë muajit qershor, Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) kremton 17 vjetorin e ekzistimit të tij. Këto vite ishin të mbushura me punë të vazhdueshme drejt arritjes së ndryshimeve demokratike në shoqëri dhe përmirësimin e arsimit në fushat për arsim qytetar, integrim ndëretnik, inkluzion, pjesëmarrje rinore, decentralizim, arsim të mesëm profesional, matematikë dhe arsimim gjuhësor, rinovim të shkollave, donacione të mjeteve mësimore dhe didaktike, ndërtim të kapaciteteve të kuadrit shkollor, komunave dhe shumë të tjera. Në këtë ditëlindje, me kënaqësi të madhe duam t’i rikthehemi gjithë kësaj.

QMEQ-ja bashkëpunonte me të gjitha shkollat fillore dhe të mesme dhe komunat në shtet duke përfshirë të gjitha palët e prekura në aktivitetet e projektit. Me pjesëmarrjen aktive të mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave dhe shërbimeve profesionale dhe teknike është siguruar mbështetje e shkollave në krijimin e ndryshimeve sistemore në atmosferën e tyre punuese dhe shkollore.

Besojmë në klasën e të rinjve, në proaktivitetin e tyre dhe idetë kreative për përmirësimin e gjendjes në bashkësitë e tyre. Prandaj, vazhdimisht punohet në përfshirjen e nxënësve në procesin e vendimmarrjes dhe ndërtoheshin partneritete me institucionet arsimore për institucionalizimin plotësues të intervenimeve projektuese drejt avancimit të bashkësive lokale. Edhe gjatë pandemisë së shkaktuar nga Kovid 19 përmes shumë aktiviteteve u mundësua vazhdimësi në procesin arsimor dhe u mbështetën të rinjtë përmes nxënies në distancë të vazhdojnë të realizojnë iniciativa për përmirësimin e mjediseve në të cilat jetojnë dhe mësojnë.

Në mënyrë që të japë kontributin e saj dhe të ofrojë mbështetje, gjatë viteve QMEQ-ja realizoi programe dhe u siguroi kushte institucioneve arsimore dhe të tjera publike, bashkësive lokale, sektorit joqeveritar, sektorit afarist dhe qytetarëve për zhvillim të vazhdueshëm të shoqërisë qytetare. Janë publikuar dhe shpërndarë më shumë se 97.000 doracakë, broshura dhe publikacione dhe materiale edukative deri te institucionet, komunat dhe shkollat nëpër shtet. Gjithashtu, QMEQ-ja përpiloi video materiale promovuese dhe video animime për ngritjen e vetëdijes për çështje konkrete nga fusha e arsimit.

Aktivitetet e shumta, të kryesuara nga ekipi i QMEQ-së, vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe më shumë partnerë dhe bashkëpunëtorë.

Ajo që veçanërisht e mësuam në periudhën e kaluar është se të gjithë së bashku dhe me kujdes për njëri-tjetrin mund të ndërtojmë një të nesërme më të mirë për të gjithë. Ju falënderojmë të gjithëve që jeni pjesë e historisë sonë!

Të festojmë edhe shumë ditëlindje së bashku!