Gjatë shtatorit të vitit 2021, u organizua punëtori për trajnuesit e mentorëve të kompanive, si pjesë e fazës së testimit dhe vlerësimit të punimit të parë intelektual (IO1) në kuadër të projektit Shkathtësi të qëndrueshme për trajnues të praktikantëve në arsimin dhe trajnimin iniciues profesional (ATIP). Në mesin e pjesëmarrësve ishin nëntë këshilltarë nga Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim (QAPT).

Ata kishin mundësinë të njoftohen me praktikat në vendet – pjesëmarrëse në këtë projekt, Bullgari, Spanjë dhe Lituani, e gjithashtu u prezantua edhe punimi i parë intelektual – Programi i avancuar për trajnues të mentorëve të kompanive.
Këshilltarët morën pjesë aktive dhe jepnin sugjerime në raport me modulet e këtij programi. Ata tashmë kishin njohuri për përmbajtje të ngjashme meqë punonin në revizionin dhe përgatitjen e Programit të ri kombëtar për trajnues të mentorëve të kompanive, të miratuar në korrik të vitit 2021.
Përmes projektit forcohet sigurimi i nxënies të bazuar në punën në mënyrë që të ndiqet zhvillimi i shpejtë teknologjik dhe shoqëror. Qëllimi është që të përpilohen punime novatore, intelektuale me qëllim që të mbështeten mentorët nga kompanitë gjatë planifikimit, përpilimit, realizimit dhe vlerësimit të programeve për arsim dhe trajnim iniciues profesional.