Punëtori për themelimin e njohurive për zhvillim personal të nxënësve dhe udhëzim të tyre në karrierë përmes mësimit lëndor

71
Më 18 nëntor të vitit 2022 në Shkup, mësimdhënësit lëndorë nga shkollat e projektit dhe këshilltarë nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit morën pjesë në punëtorinë e kryesuar nga Universiteti për Arsimimin e Mësimdhënësve nga Cyrihu, Zvicër, në kuadër të Projektit PEACOCK – Paqe përmes bashkëpunimit, kompetenca dhe njohuri. Ata kishin mundësinë që t’i thellojnë njohuritë e tyre për zhvillim personalë të nxënësve dhe udhëzimin e tyre në karrierë përmes mësimit lëndor.

Gjatë punëtorisë, të pranishmit morën pjesë aktive të model-leksionit për orientim profesional të nxënësve, e më pas edhe në trajnime praktike të lidhura me temat reflektim, kompetencat për shkathtësi jetësore, dhënie të informacionit kthyes, vlerësim dhe integrim të përmbajtjeve nga programi për zhvillim personal të nxënësve në lëndë të ndryshme mësimore.

Projekti PEACOCK – Paqe përmes bashkëpunimit, kompetencave dhe njohurive është mbështetur nga Universiteti i mësimdhënësve nga Cyrihu, Zvicër dhe implementohet në partneritet me Byronë e Zhvillimit të Arsimit.

Doracakët “Zhvillim personal i nxënësve” nga klasa e 5-të deri në klasën e 9-të që janë përgatitur në kuadër të projektit dhe ishin pilotuar në 30 shkolla të projektit, me fillimin e vitit shkollor 2022/2023 janë rekomanduar nga Byroja për përdorim në të gjitha shkollat në shtet si resurs plotësues në mësimin për mësimdhënie të shkathtësive jetësore te nxënësit.