Nxënësit nga Qendra për fuzion të ideve së bashku me mësimdhënësit dhe koordinatorët e ekipeve për integrim ndëretnik nga shkollat e tyre, morën pjesë në punëtori për aktivizëm rinor, të mbështetur nga Projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik e të rinjve në arsim, në bashkëpunim me Forumin Rinor Arsimor.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit kanë mundësinë të diskutojnë për rëndësinë e aktivizmit rinor, por edhe për llojet e tij. Përveç kësaj, ata patën mundësinë të dëgjojnë shembuj për iniciativa të suksesshme rinore nga praktika dhe të frymëzohen që edhe vetë të iniciojnë aktivitete për përmirësimin e gjendjes në shkollat dhe rrethinë e tyre. Përmes njohjes me pjesët nga të cilat janë përbërë këto iniciativa, ata mësuan se si t’i planifikojnë.

Promovimi luan rol të rëndësishëm në suksesin e iniciativave. Prandaj, pjesëmarrësit morën udhëzime për promovimin e aktiviteteve të tyre, veçanërisht përmes përdorimit të aleteve dhe platformave digjitale. Në pjesën e dytë të punëtorisë, nxënësit dhe mësimdhënësit nga secila shkollë punonin në grupe dhe mendonin ide kreative për ndryshime pozitive. Ata diskutuan për atë që do të ishte arritur me ta dhe si do të mund të zbatoheshin të njëjtat.
Në kuadër të Qendrës për fuzion të ideve, sivjet do të mbështeten dhjetë ide kreative për ndryshimet pozitive që rrjedhin nga anëtarët e Qendrës. Nxënësit do të vazhdojnë të bashkëpunojnë së bashku ndonëse janë prej lokaliteteve të ndryshme në shtet dhe do të gjejnë mënyra për zbatimin e ideve në shkollat dhe bashkësitë e tyre.
Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).
Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.