Promovimi i aktiviteteve të suksesshme në SHMQSH “Vëllezërit Milladinov” nga Shkupi

231
Në atmosferë festive nxënësit nga SHMQSH “Vëllezërit Miladinov” nga Draçeva – Shkup promovuan sukseset e tyre. Në periudhën e kaluar, nxënësit morën pjesë në aktivitete të shumta për përmirësimin e gjendjes në rrethinën e tyre dhe në shkollë, të mbështetura nga Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik e të Rinjve në Arsim.

Të rinjtë nga bashkësitë e ndryshme etnike patën mundësinë të bashkëpunojnë me autoritetet lokale dhe të zbatojnë iniciativa për përmirësimin e sfidave shoqërore që i prekin ata. Ata morën pjesë në aksione rinore për zbukurimin e oborrit të shkollës si dhe në aktivitete ekologjike për pastrimin e rrethinës. Nxënësit ishin pjesë e Qendrës digjitale për shkrirjen e ideve dhe përmes pjesëmarrjes aktive të tyre siguruan mbështetje për realizimin e idesë së tyre për rregullimin e një këndi rinor me rafte për libra.

Në shkollën e mesme profesionale mbahen edhe orë të përbashkëta mësimore me nxënës të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore, në të cilat të rinjtë shoqërohen dhe njoftohen më mirë me njëri-tjetrin.

“Jemi të lumtur me suksesin e nxënësve tanë dhe pjesëmarrjen e tyre në aktivitete të ndryshme. Dëshirojmë të shprehim mirënjohje edhe për sistemin e ri të ngrohjes me vendosjen e të cilit janë mundësuar kushte më të mira për mësim dhe punë në shkollë”, tha drejtori i SHMQSH “Vëllezërit Milladinov” nga Shkupi.

Shkolla në mënyrë aktive vazhdon të zbatojë edhe shumë aktivitete të tjera për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të bërë ndryshime pozitive në bashkësinë.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.