Programi “Fëmijët e familjet në arsim (FEFA)” – nga trajnimi deri në realizim

377
Gjatë muajit prill të vitit 2021 u realizua përhapja e trajnimeve për programin “Fëmijët e familjet në arsim (FEFA)”, e dedikuar për mësimdhënësit e 15 shkollave të projektit. Me trajnimet janë përfshirë më shumë se 140 mësimdhënës, të cilët më pas do ta realizojnë programin në paralelet e tyre.

FEFA ka për qëllim ta mbështesë zhvillimin e shkathtësive jetësore dhe kompetencave të fëmijëve në moshën prej 6 deri 12 vjeç. Ky program është veçanërisht i rëndësishëm për fëmijët e kategorive të rrezikuara, meqë përmes të njëjtës forcohet vetëbesimi i nxënësve dhe u ndihmohet që ta dallojnë vlerën e shkollës dhe arsimit në jetë. Qasja e FEFA-s përfshin pjesëmarrje aktive të nxënësve përmes lojërave dhe detyrave që integrohen në përmbajtjet mësimore, e gjithashtu i përfshin edhe prindërit në mënyrë aktive.

Përvetësuam njohuri se si ta përmirësojmë cilësinë në mësim, se si nxënësit t’i përmirësojnë cilësitë dhe ndjenjat e tyre personale për vetveten, si t’i zgjidhim së bashku me ta problemet në familjet dhe mjedisin. Ky trajnim është i rëndësishëm dhe relevant për fëmijët, veçanërisht në situatën e sotme të pandemisë, kur shëndeti mental dhe mirëqenia e nxënësve në kushte të stresit të përhershëm bëhen madje edhe më të rëndësishme se arritja e qëllimeve mësimore”, shprehen mësimdhënësit.

Disa nga mësimdhënësit, pas trajnimit tashmë e zbatuan qasjen e FEFA-s në realizimin e mësimit. Kështu, në njërën prej shkollave të projektit, SHFK “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid”, Shuto Orizarë, Shkup, u realizua aktiviteti në kuadër të lëndës së shkencave natyre në temën bimë. Përmes kësaj, dallohen dhe theksohen shkathtësitë e nxënësve dhe përfshihen prindërit. Planifikohet që aktivitetet të vazhdojnë në kuadër të projektit “Kopshti i shkollës”.

Programi FEFA realizohet në kuadër të projektit “PEACOCK – Paqe përmes bashkëpunimit, kompetencave dhe njohurive”, të mbështetur nga Fakulteti për arsimimin e mësimdhënësve nga Cyrihu, Zvicër, e në implementim të QMEQ-së në partneritet me Byronë për Zhvillimin e Arsimit.