Programi për mikrobursim për rritjen e qasjes për gjuhë angleze – Access, me mbështetjen e Ambsadës së SHBA-së në Shkup, do të zbatojë kurse në pesë lokacione të reja duke filluar nga viti 2019/2020 – shkollat e mesme “Mikro Mileski” dhe “Drita” në Kërçovë, “Ekonomia – Gostivar” në Gostivar, “8 Shtatori” në Tetovë, “Mihajllo Pupin” në Shkup dhe “Sami Frashëri” në Kumanovë. Programi Access deri më tani i pati 2 cikle nga dy vite realizim në Veles në gjimnazin “Koço Racin”, ndërsa për të katërtin vit me radhë vijon realizimi në “Pero Nakov” në Kumanovë.
Në dhjetor, 2019, mësimdhënësit të cilët do ta realizojnë programin në lokacionet e reja morën pjesë në trajnim që të njoftohen me programin mësimor si edhe materialet të cilat do t’i shfrytëzojnë. Në trajnim të pranishëm ishin edhe mësimdhënësit të cilët prej kohësh janë të përfshirë në program me ç’rast u bënë prezentime mësimdhënësve të sapopërfshirë praktikat më të mira, sfidat dhe mënyrat potenciale për tejkalimin e së njëjtave, si edhe strëvitje të dobishme.
Duke e pasur parasysh atë që programin Access e udhëheqin nga dy mësimdhënës së bashku në çdo lokacion, përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së i njoftuan me modelet dhe metodat për ligjërimin e përbashkët dhe përdorimin e teknologjisë gjatë orëve, ndërsa njëri prej sesioneve i është kushtuar asaj se si mund t’i mbështesin nxënësit të organizojnë aktivitete të vullnetarëve me dobi për bashkësinë (Community Service Activities).
„Access nuk është vetëm kurs për ta mësuar gjuhën, por është shumë më shumë”, thotë Vladimir Smilev, ligjërues në Veles.
Qëllimi i programit Access është t’u mundësohet nxënësve të cilët marrin pjesë në të për ta mësuar gjuhën angleze, kulturën amerikane dhe vlerat demokratike. Në mënyrë interesante dhe joformale që është i ndryshëm prej mësimit të rregullt dhe nxënësit e shkollave të mesme prej shkollave të reja do të kenë mundësi t’i përforcojnë aftësitë për gjuhë angleze, por edhe të marrin pjesë në këmbime për mësime, për t’i zhvilluar aftësitë akademike të tyre dhe të kontribuojnë drejt suksesit socio-ekonomik të familjeve të tyre.
Krahas orëve të përbashkëta, të cilat mbahen dy herë në javë, programi parasheh edhe kamp veror. Gjithashtu, nxënësit do të vizitojnë edhe institucione të rëndësishme kulturore dhe arsimore. Vizitohen ekspozita, shfaqje teatrale dhe projeksione kinematografike, pasurohet edhe fryma sportive e nxënësve përmes lojërave sportive ndërsa kultivohet edhe kreativiteti i të rinjve përmes punëtorive interaktive dhe kreative.
Ky aktivitet është pjesë e Programit Access për mikrobursim për rritjen e qasjes në gjuhën angleze, i mbështetur nga Ambasadës së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.