Prezentim i projektit “Arsimim për punësim në Maqedoni” në Strumicë

1078
Në fillim të korrikut, 2018, në Strumicë u mbajt prezantimi rajonal i projektit “Arsimim për punësim në Maqedoni”, me qëllim që të prezantohen aktivitetet e ardhshme projektuese. Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, sektorit të biznesit dhe shkollat.

Gjatë fjalimit përshëndetës, kryetari i Komunës së Strumicës, Kosta Janevski theksoi se vetëqeverisja lokale do t’i mbështesë aktivitetet të cilat do të implementohen në nivel lokal.

Jam shumë i kënaqur që Komuna e Strumicës ka vazhdimësi në punën e projekteve. Besoj se kjo është ashtu për shkak të atmosferës dhe kushteve në nivel lokal. Ajo që më jep shpresë të veçantë dhe kënaqësi është ajo që bëhet fjalë për projekt afatgjatë prej të cilit mund të dalin rezultate të mira, ndërsa Komuna e Strumicës është këtu që t’i mbështesë të gjitha aktivitetet dhe të japë kontributin e vetë në aktivitetet”, shtoi Janevski.

Lideri i Projektit, Kurt Vutrih, theksoi se qëllimi i këtij projekti nuk është që të pasqyrohet modeli zviceran në Maqedoni, por përmes përshtatjes të disa elementeve të caktuara të sistemit zviceran, përkatëse për atë, të zhvillohet një sistem i veçantë për zhvillimin e aftësive profesionale i cili do të jetë karakteristik për Maqedoninë.

Në punën tonë do të fokusohemi në dy klasterë të cilët inkorporojnë sektorë të ndryshëm ekonomik. Njëri klaster është teknologjia dhe prodhimi i cili i përfshin drejtimet dhe aftësitë në sferën e bujqësisë, teknologjisë përpunuese dhe makinerisë, ndërsa klasteri tjetër i shërbimeve i cili i numëron turizmin, por me theks të veçantë në hotelierinë, shërbimet personale dhe shëndetësinë dhe shërbimet sociale”, theksoi Vutrih.

Duke e pasur parasysh rëndësinë e cilësisë së arsimit profesional të mesëm dhe efekteve pozitive të cilat i ka mbi zhvillimin e ekonomisë, Oda Ekonomike e Maqedonisë me institucionet e tjera shtetërore nga njëra anë dhe sektorin privat nga ana tjetër, ka pjesëmarrje aktive në zbatimin e strategjive arsimore nacionale të cilat në afat të mesëm dhe të gjatë do të ndjehen në treg.

Duke folur për rëndësinë kyçe të partneritetit midis shkollave profesionale dhe sektorit privat të sigurohet se të rinjtë i fitojnë aftësitë të cilat u nevojiten punëdhënësve dhe të cilët do të ndihmojnë që më lehtë të punësohen, Branko Aleksovski, këshilltar në Qendrën për Edukim Profesional dhe Trajnim potencoi se përfshirja e sektorit privat është në esencën e këtij projekti.

Aftësitë tek nxënësit do të përmirësohen nëse mundësohet zbatimi i trajnimit praktik në kushte reale në kompanitë. Kyç është bashkëpunimi i institucioneve arsimore me kompanitë”, shtoi Aleksovski.

Në 10 vitet e ardhshme projekti do të zbatohet nga Helvetas Maqedoni, Qendra e Maqedonisë për Edukim Qytetar dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe do të ketë për qëllim të mundësojë që sa më shumë qytetarë, veçanërisht të rinjtë të fitojnë arsim profesional cilësor dhe trajnime si edhe të ndihmojë në zhvillimin e aftësive profesionale të cilat do të kontribuojnë drejt punësimit të rritur në vend. Në Katër vitet e para të zbatimit të projektit pritet 2,250 persona, prej të cilëve pjesa më e madhe të rinj, të punësohen duke iu falënderuar aftësive të përmirësuara profesionale.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Arsimim për punesim në Maqedoni (E4E@mk), i financuar nga Agjencioni Zvicëran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).