Planifikimi i aktiviteteve të ardhshme me Grupin Punues për Arsimin e Integruar

1075

Më 12 tetor 2017 u mbajt takim me përfaqësuesit e QMEQ, në kuadër të Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, OSBE-së dhe Grupit Punues për Arsimin e Integruar në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Takimi ishte pjesë e bashkëpunimit shumëvjeçar midis këtyre faktorëve, të cilët së bashku punuan në zhvillimin e zbatimit të Strategjisë për arsimin e integruar në Republikën e Maqedonisë.

Në takim pjesëmarrësit i diskutuan planet për aktivitetet e ardhshme të grupit punues, të cilin e përbënin përfaqësues të të gjitha institucioneve arsimore kryesore. Aktivitetet e planifikuara do të mbështeten përmes koordinimit të përbashkët të  Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim dhe OSBE-së, të cilët janë partnerë dhe mbështetës të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në një proces shumë të rëndësishëm të zhvillimit të kohezionit social të të rinjve në kuadër të sistemit arsimor.

Ky aktivitet është pjesë e projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.