Nga 4 deri më 6 korrik, të vitit 2022, u realizua kampi veror në kuadër të Qendrës për fuzion të ideve në hotelin Belvi – Metropol, Ohër, Qendra për fuzion të ideve paraqet grup joformal rinor në të cilin nxënës me motivim të lartë, anëtarë të parlamenteve të nxënësve në shkollat, marrin pjesë në zhvillimin dhe zbatimin e ideve rekreative për përmirësimin e gjendjes në rrethinën e tyre.

Gjatë kampit, mbi 50 nxënës (në mesin e të cilëve edhe nxënës-aktivistë të Kryqit të kuq të Qytetit të Shkupit) të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore kanë mundësi të përvetësojnë dituri të reja përmes një vargu të aktiviteteve për nxitjen e të menduarit kreativ, pjesëmarrje rinore dhe të folurit publik.


Kampi mundësoi ndërlidhjen e nxënësve që ishin pjesë e Qendrës për fuzion të ideve gjatë vitit 2021/2022 dhe nxënës të rinj nga shkollat e njëjta. Nxënësit mendonin dhe diskutonin për zgjidhje kreative të problemeve që i kanë përcaktuar në rrethinën e tyre dhe punonin në prezantimin publik të të njëjtave. Përveç kësaj, nxënësit kishin shansin të dëgjojnë histori frymëzuese për projekte të vogla të realizuara në kuadër të programit PVH (Promovimit të vlerave humane) të Kryqit të Kuq.

Me mbështetje të koordinatorëve shkollorë, nxënësit ishin pjesë edhe e aksionit rinor, respektivisht përgatitën pako me dhurata simbolike (kuti për ilaçe dhe freskim) për pacientët në Spitalin e specializuar për parandalim, kurim dhe rehabilitim të sëmundjeve kardiovaskulare “Shën Stefani” në Ohër. Pasi u përgatitën 50 pako nga të gjithë pjesëmarrësit në kamp, secili nxënës shkroi porosi me mendime të mira dhe një grup i nxënësve i dorëzoi pakot deri te pacientët në spitalin, duke u dëshiruar shërim të shpejtë.



Gjatë kampit, koordinatorë (mësimdhënës ose përfaqësues të shërbimit profesional) nga çdo shkollë u përfshin në aktivitete, me qëllim që të nxitet dhe mundësohet mbështetja e ardhshme e iniciativave të nxënësve në kuadër të këtyre shkollave.
Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).
Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.