Nga fundi i shkurtit, 2020, Inspektorati shtetëror i arsimit i prezentoi ndryshimet në procesin e vlerësimit integral para të gjithë inspektorëve shtetërorë dhe të autorizuar të arsimit. Ngjarja promovuese u organizua me mbështetjen e Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim.
Gjatë ngjarjes, drejtori i Inspektoratit shtetëror të arsimit, Tome Spirovski iu drejtua të pranishmëve dhe e potencoi rëndësinë e përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së procesit arsimor.
Ndryshimet në Indikatorët për cilësi në punën e shkollave (ICPSH) dhe Doracakun për vlerësimin integral i pasqyrojnë ndryshimet në Ligjin e ri për arsimin fillor dhe Ligjin për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionistë, ndërsa kanë të bëjnë me integrimin ndëretnik në arsim, arsimin inkluziv, pjesëmarrjen e të rinjve dhe formimin e parlamentit të nxënësve.
Inspektorati shtetëror i arsimit i përmirësoi instrumentet për vlerësimin integral që inspektorët do t’i shfrytëzojnë për t’i mbështetur shkollat në punën e përditshme dhe zbatimin e aktiviteteve të cilat e kanosin kohezionin midis të rinjve të bashkësive të ndryshme etnike.
Ndryshimet janë rezultat i një procesi në afat më të gjatë me mbështetjen e Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim dhe Misionin e OSBE-së në Shkup.
Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).
Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.