Përmirësim i shkollave fillore përmes forcimit të kornizës për vlerësimin e cilësisë së shkollave

179
Në kuadër të Projektit për avancimin e arsimit fillor (PAAF), që zbatohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me mbështetjen e Bankës Botërore, Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) punon me Inspektoratin Shtetëror të Arsimit në forcimin e treguesve për vlerësimin e cilësisë së shkollave, përmirësimin e kornizës për vlerësim integral dhe vetëvlerësim të shkollave fillore dhe planifikimi zhvillimor shkollor. Projekti duhet të kontribuojë drejt procesit më efikas dhe më efektiv të vlerësimit të cilësisë, që do të lidhet me programin për grante për shkollat më të suksesshme.

Me qëllim që t’i vlerësojmë përvojat e shkollave dhe inspektorëve të arsimit me politikat rrjedhëse të vlerësimit të cilësisë së shkollave dhe të marrim propozime për përmirësim, gjatë tetorit dhe nëntorit u zbatua analizë e dokumenteve, anketim elektronik i shkollave, katër takime rajonale me inspektorët e arsimit dhe diskutime në grupe të fokusit me ekipe nga njëmbëdhjetë pilot-shkolla. Propozimet e inspektorëve dhe ekipeve shkollore do të jenë të integruara në kornizën e re për vlerësimin e shkollave.

Përveç kësaj, u fillua me analizë funksionale të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit me qëllim të avancimit të organizimit të brendshëm të institucionit dhe proceset në të njëjtat dhe angazhim efektiv të resurseve të arritshme njerëzore dhe teknike.

Aktivitetet do të vazhdojnë me formimin e grupit të punës që do të punojë në rishikimin e kornizës së indikatorëve për cilësinë e punës së shkollave.