Nga fundi i shtatorit 2018, mbi 30 nxënës të shkollës fillore “Marshall Tito” nga f. Murtinë e Strumicës morën pjesë në një aktivitet sportiv interesant – futboll me duar në tokë. Aktivitete u organizua në kuadër të seksionit shkollor të edukatës fizike dhe edukimit shëndetësor në të cilën marrin pjesë nxënës të cilët mësojnë në gjuhën mësimore maqedonase dhe turke.
Gjatë ngjarjes, të rinjtë zbatonin stërvitje fizike dhe lojëra inovative të cilat ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e tyre të drejtë dhe e stimulojnë mënyrën e shëndoshë të jetesës. Gjithashtu, ky aktivitet kontribuoi për bashkëpunim më të madh midis vete dhe miqësim midis nxënësve të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore.
Sporti është vegël e shkëlqyer për ndërtimin e urave midis të rinjve të bashkësive të ndryshme etnike – përmes aktiviteteve sportive dhe lojërave argëtuese të rinjtë më lehtë dhe më shpejtë njoftohen dhe miqësohen. Përmes sportit të rinjtë mësojnë edhe për vlerat si lojë korrekte, respektim të ndërsjellë, komunikim të hapur dhe punë ekipore të cilat janë të rëndësishme jo vetëm për sportin por edhe për jetën e përditshme. Vlerat e tilla pozitive kontribuojnë për përforcimin e integrimit midis nxënësve të gjuhëve të ndryshme mësimore.
Seksioni shkollor sportiv mbështetet nga projekti “Përforcimi i bashkëpunimit multietnik” i financuar nga Fondacioni për Fëmijë Pestaloci. Komuna e Strumicës, si partner në projekt, gjithashtu i mbështet aktivitetet qëllimi i së cilave është të promovohet multikulturalizmi në bashkësi.