Përmes sportit dhe argëtimit drejt integrimit të të rinjve

1308

Nga fundi i muajit prill, 2018, në shkollën fillore “Pero Nakov” nga Kumanova u organizua aktivitet i përbashkët sportiv “Lojëra pa kufij”. Në aktivitet morën pjesë 20 nxënës nga shkolla të cilët mësimin e ndjekin në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Aktivitetit i paraprinë disa takime të përbashkëta në të cilat nxënësit para së gjithash, së bashku i zgjodhën llojet e lojërave të cilat do t’i zbatojnë. Më pas përpunuan amblema të cilat i shtypën në fanellat. Në fund, të rinjtë përgatitën fletushka kreative dhe fetsa për ngjarjen.

Krahas asaj që aktiviteti kontribuoi për kohezion ndëretnik më të madh midis të rinjve, vetë aktiviteti pati edhe karakter humanitar. Mjetet e grumbulluara financiare prej publikut të pranishëm, nxënësit do t’i shfrytëzojnë për qëllime humanitare.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.