Nxënësit, pjesë e Programit Access – Mikrostipendim për rritjen e qasjes në gjuhën angleze, të mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup, nga distanca përmes platformave të komunikimit dixhital shënuan fundin e orëve mësimore të programit për këtë vit shkollor. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Erik Elliott, përfaqësues i Ambasadës së SHBA-së, i cili u kyç në diskutim aktiv me nxënësit. Ai ndau detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale, si dhe fakte më pak të njohura rreth SHBA-së.
Gjatë shoqërimit përmes platfomrave dixhitale, nxënësit së bashku i përkujtuan përvojat e tyre nga orët e Programit Access, kur mësuan për tema të tilla si demokracia, pjesëmarrja qytetare, etj. Ata folën për ngjarje interesante dhe gjëra të reja që mësuan për kulturën amerikane dhe gjuhën angleze.
„Access ishte një nga përvojat më të mira për mua dhe unë rekomandoj që të gjithë të kyçen. Takohen shumë miq të rinj“, thotë Arbin.
Anita shton, “Nxënësit nga bashkësi të ndryshme etnike morën pjesë në program dhe ishte mirë të mësojmë më shumë për njëri-tjetrin“.
Për nxënësit, aktivitetet jashtëshkollore dhe vizitat, si dhe takimet jashtë orëve mësimore janë disa nga përvojat më të preferuara. Të buzëqeshur, ata kujtuan çastet kur shkuan në kinema dhe teatër dhe kur morrën pjesë në kampe, ku ata ishin pjesë e mbrëmjeve argëtuese karaoke dhe shfaqjeve të talenteve. Frymëzuar nga orët mësimore dhe nga situata e re, ata kishin përgatitur vizatime që i prezantuan Erikut, mësimdhënësve dhe shokëve të tyre.
Me Erikun, ata vazhduan diskutimin për tema dhe interesa të ndryshme, përfshirë këngët disko që ata pëlqejnë, vendet e preferuara në SHBA, ushqimet tradicionale dhe shumë të tjera. Në fund, Eriku i motivoi ata me një histori frymëzuese nga karriera e tij dhe rruga profesionale që ai mori për të ndjekur një karrierë diplomatike.
„Përfitoni nga çdo mundësi që vjen në rrugën tuaj. Jini të gatshëm të bëni gjëra të ndryshme përpara se të gjeni punën tuaj të ëndërrave. Qëndroni të zënë dhe punoni shumë. Nëse jeni fleksibël, përfundimisht do të arrini atë që dëshironi. Nuk mund të jesh i suksesshëm nëse nuk gabon më parë“, i këshilloi ai.
Orët e Programit Access do të mbahen edhe në vitin e ri shkollor kur nxënësit do të vazhdojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre të shprehjes në gjuhën angleze dhe të pasurojnë njohuritë e tyre për stilin e jetës amerikane, jetën politike dhe kulturore dhe traditat dhe vlerat amerikane.
Ky aktivitet është pjesë e Programit Access për mikrobursim për rritjen e qasjes në gjuhën angleze, i mbështetur nga Ambasadës së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.