Përfundoi projekti Aftësi të qëndrueshme për trajnues dhe praktikantëve në arsimin dhe trajnimin iniciues profesional (ATIP)

140
Këtë muaj e përmbyllim me sukses Projektin “Aftësi të qëndrueshme për trajnues dhe praktikantëve në arsimin dhe trajnimin iniciues profesional” (ATIP), që paraqiste iniciativë dyvjeçare e implementuar në periudhën nga tetori i vitit 2020 deri në shtator të vitit 2022.

Me këtë rast, më 28 shtator, 2022, u mbajt ngjarje në Sofje, Bullgari me prani të ekipit të projektit, përfaqësuesve të institucioneve arsimore, organizatave, kompanive dhe shkollave profesionale që e zbatojnë nxënien përmes punës.

Gjatë ngjarjes u prezantuan arritjet kyçe në kuadër të projektit dhe u mbajt diskutim i hapur për efektet që i ka i njëjti, por edhe sfidat e lidhura me zbatimin e arsimit dual në praktikë.

Qëllimi i projektit ATIP ishte që të mbështesë mentorët në planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e nxënies përmes punës, përmes përpilimit të dy punimeve intelektuale: “Program për trajnimin e trajnuesve” dhe doracak “Si të jesh mentor i suksesshëm në kompani”. Përmes këtyre punimeve realizohet përfshirja aktive e biznesit në nxënien duke u bazuar në punën, si dhe garantohet cilësi e lartë dhe relevancë e mentorimit nga kompanitë. Më shumë për këta doracakë mund të shikoni këtu.

Projekti është në kuadër të КА2 Partneritetit strategjik në fushën e arsimit profesional dhe trajnimit (APT) të Programit Erazmus+,  ndërsa u realizua me sukses në partneritet me: Fondacionin për arsim modern, Bullgari, Oda filiale për industrinë e drurit dhe përpunimin e mobilieve, Bullgari, , M&M Profuture Training, S.L., Spanjë dhe Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim Panevazhis, Lituani.