Përfshirje më të madhe përmes azhurnimit të listave për fëmijë të moshës shkollore në arsimin fillor

466
Në korrik të këtij viti është nënshkruar Memorandum për bashkëpunim për sigurimin e shkëmbimit efikas dhe efektiv të të dhënave për identifikimin e fëmijëve të moshës shkollore nga ana e gjashtë institucioneve: Ministria e Arsimit dhe Shkencës; Ministria e Brendshme; Ministria e Punës dhe Politikës Sociale; Ministria e Vetëqeverisjes Lokale; Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe Drejtoria për udhëheqjen e librave të amzës.

Memorandumi ka për qëllim që të rrisë përfshirjen e fëmijëve në shkollë përmes shkëmbimit efikas, efektiv dhe të sigurt të të dhënave për fëmijët e moshës shkollore mes institucioneve të nivelit qendror, komunave dhe shkollave.

Procesi i përpilimit dhe nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim ishte mbështetur nga projekti “Inkluzion të fëmijëve të cilët janë jashtë shkollave në sistemin arsimor“, i implementuar nga QMEQ-ja në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, e me mbështetje të Fondacionit për fëmijë Pestaloci nga Zvicra.

Kjo iniciativë paraqet përgjigje ndaj gjetjeve nga hulumtimi “Inkluzion i fëmijëve të cilët janë jashtë shkollave” i zbatuar në 12 komuna të shtetit në vitin 2017, ku është identifikuar se të dhënat në listat që i marrin komunat dhe shkollat për fëmijët të cilët janë të moshës shkollore, shpesh nuk janë azhurnuar, me çka shkollave u vështirësohet puna rreth përfshirjes, gjegjësisht regjistrimit të fëmijëve të cilët janë të moshës shkollore në arsimin fillor. Për shkak të mospërputhjes së të dhënave nga shkollat për fëmijët e paregjistruar dhe situatat në terren, është përcaktuar se një numër i konsiderueshëm i fëmijëve për të cilët shkollat kanë pasur të dhëna nuk kanë qenë në adresat e shënuara, ndërsa ka pasur shumë fëmijë të cilët nuk kanë figuruar në evidencën e shkollës.

Përmes hyrjes në fuqi të Memorandumit dhe përkufizimit të përgjegjësive të institucioneve – nënshkruese, pritet që të përmirësohet në masë të konsiderueshme azhurnimi i të dhënave për fëmijët e moshës shkollore, e me këtë të rritet edhe përfshirja e fëmijëve në arsimin fillor.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për inkluzionin e fëmijëve të cilët janë jashtë shkollave në sistemin arsimor, i mbështetur nga Fondacioni për fëmijë Pestaloci(FFP), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.