Pas 12 viteve të suksesshme, përfundon projekti “Forcim i bashkëpunimit multietnik në komunat”

220
Në atmosferë të lumtur dhe frymëzuese, u mbajt ngjarje për mbyllje zyrtare të projektit dymbëdhjetëvjeçar “Forcim të bashkëpunimit multietnik në komunat”, të mbështetur nga Fondacioni për fëmijë Pestaloci, të implementuar nga Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ).

Gjatë ngjarjes, përmes diskutimit dhe programit zbavitës, u prezantuan arritjet në kuadër të projektit, duke vënë theks të veçantë në aktivitetet e zbatuara me nxënësit të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore dhe ndikimin që e kanë në zhvillimin personal dhe profesional të nxënësve dhe mësimdhënësve. Në mesin e të pranishmëve ishin nxënës, mësimdhënës dhe përfaqësues të shkollave, komunave, institucioneve relevante arsimore dhe ndërkombëtare.

Në ngjarjen morën fjalën Besnik Ramadani, menaxher i projektit në Qendrën Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ), Zeqirija Hasipi, drejtori i Byrosë së Zhvillimit të Arsimit dhe Azbija Memedova, përfaqësuese nacionale e Zyrës së Fondacionit për fëmijë Pestaloci në Maqedoninë e Veriut, të cilët e theksuan rëndësinë nga avancimi i harmonisë ndëretnike dhe dhënies së mbështetjes së vazhdueshme të të rinjve dhe mësimdhënësve.

Në dymbëdhjetë vitet e fundit, projekti punonte me institucione arsimore dhe me 27 shkolla fillore nga nëntë komunat të shtetit për forcimin e kohezionit ndëretnik në shkollat. 55.167 nxënës morën pjesë në aktivitete të përbashkëta kulturore dhe orë të rregullta dhe të përbashkëta dhe më shumë se 7.130 mësimdhënës morën pjesë në aktivitete të ndryshme të rregullta dhe jashtëshkollore, duke i forcuar kompetencat e tyre interkulturore.

Me më shumë se 2.000 aktivitete në nivel të shkollave u krijua mundësi për ndërveprim mes nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike, të cilët u njoftuan më mirë u shoqëruan mes vete. U organizuan edhe shkëmbime interkulturore në Trogen, Zvicër në të cilat morën pjesë më shumë se 415 nxënës dhe 60 mësimdhënës.

Në kuadër të projektit, janë bërë ndryshime sistemore. U rishikuan programet mësimore nga lënda Arsim qytetar për klasën e tetë dhe të nëntë dhe për herë të parë janë zhvilluar standarde për arsim interkulturor, që u aprovuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Mësimdhënësit janë stërvitur për zbatimin e standardeve dhe u përpilua manual për të njëjtat. Kjo kontribuon drejt zbatimit të vazhdueshëm dhe cilësor të aktiviteteve interkulturore në nivel të shkollës, e me këtë përfitime më të mëdha kishin nxënësit.

Ndonëse projekti përfundon, megjithatë vazhdon angazhimi i institucioneve relevante për arsim cilësor interkulturor për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ky aktivitet është pjesë e projektit për Përforcimin e bashkëpunimit multietnik në komuna, i mbështetur nga Fondacioni për Fëmijë Pestalloci (FFP).