Panairi i parë digjital për arsim të mesëm profesional

230
Me qëllim të promovimit të arsimit të mesëm profesional si mundësi e realizueshme për karrierë, për herë të parë te ne mbahet Panair digjital për arsim të mesëm profesional më 30 nëntor dhe 1 dhjetor të vitit 2021, nga ora 13. Ngjarja organizohet nga projekti Arsimim për punësim në Maqedoninë e Veriut – Е4Е@мк, i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nxënësit e klasës së nëntë nga të gjitha shkollat fillore në shtet do të kenë mundësinë që të njoftohen me mundësitë për profile të ndryshme profesionale arsimore në shkollat e mesme profesionale, si dhe të dëgjojnë shembuj të suksesshëm për bashkëpunim me sektorin e biznesit dhe fjalimet e personaliteteve të famshme të cilat do të ndajnë përvojën e tyre profesionale.

Ngjarjen mund ta ndiqni drejtpërdrejt në linqet:

Shikoni agjendën për të dyja ditët.