Në fund të majit dhe fillim të qershorit, 2018, u mbajtën katër ngjarje përmbyllëse të proceseve kreative disamujore që u zhvilluan në disa shkolla të mesme në të gjithë vendin, si pjesë e Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim. Qëllimi i proceseve kreative në të cilat ishin të përfshirë të rinjtë është të ofrohen vegla kreative dhe qasje inovative që do të kontribuojnë për të forcuar pjesëmarrjen e tyre në dialogun ndëretnik në shkollë dhe komunitetin më të gjerë dhe për të rritur vetëdijen qytetare dhe sjelljen demokratike tek ta.
I gjithë rpocesi filloi në janar të vitit 2018 me trajnim treditor për zbatimin e punëtorive kreative në të cilin morën pjesë nga dy mësimdhënës të 8 shkollave të mesme – “Zef Lush Marku” nga Shkupi, “Gjorgji Naumov” nga Manastiri, “Rilindja” nga f. Zhitoshe, Dollnen, “Nikolla Karev” nga Strumica, “Kiro Burnaz” nga Kumanova, “Kirill Pejçinoviq” nga Tetova, “Gostivari” nga Gostivari dhe “Niko Nestor” nga Struga. Me qëllim që në mënyrë plotësuese të përhapen aftësitë e mësimdhënësve për punën kreative me të rinjtë, në shkurt u mbajt edhe trajnim për metodologjinë e forum teatrove.
Menjëherë pas trajnimeve, mësimdhënësit filluan me zbatimin praktik të njohurive të fituara. Një herë në javë, ata organizonin punëtori kreative në shkollat e tyre në të cilat morën pjesë nga 25 nxënës prej secilës shkollë.
Përmes kombinimit të punës individuale dhe ekipore, pjesëmarrësit e rinj në punëtoritë patën mundësi të shprehen në apsektin kreativ, më pas duke ndërtuar vetëbesim dhe duke i zhvilluar aftësitë e tyre për komunikim dhe bashkëpunim. Duke përdorur një sërë teknikash inovative, të rinjtë e thelluan edhe rëndësinë e tyre dhe mirëkuptimin për stereotipat, paragjykimet dhe diskriminimin në shoqëri.
Përvojat dhe përfitimet prej aktiviteteve të tilla afatgjate u promovuan edhe në kuadër të bashkësive lokale, me qëllim që të paraqesin model pozitiv dhe stimul të drejtpërdrejt për praktikimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të proceseve kreative. Me mbështetjen e mësimdhënësve të tyre dhe nën udhëheqjen e aktorëve me përvojë, të rinjtë organizuan ngjarje përmbyllëse.
Në shkollën e mesme “Rilindja” nga f. Zhitoshe, Dollnen, grupi i nxënësve të cilët morën pjesë në punëtoritë kreative zbatuan shfaqje teatrale. Shfaqja e prezentoi problemin me martesat minorene, ndërsa e ndoqën mbi 100 mysafirë, duke e përfshirë edhe kryetarin e komunës së Dollnenit.
Nxënësit e “Niko Nestor” nga Struga, kreativitetin e tyre e shndërruan në shfaqje muzikore dhe të vallëzimit “Ura e miqësisë”, të cilët publikisht e zbatuan para Urës së Çarshisë në Strugë. Në ngjarje morën pjesë mbi 100 nxënës, mësimdhënës, prindër, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, ndërsa i njëti zgjoi interes edhe tek kalimtarët e rastit.
Nxënësit e shkollës së mesme teknike “Gjorgji Naumov” në Manastir përpunuan një film të metrazhit të shkurtër “Manastiri i hapur për këdo” dhe organizoi promovimin e të njëjtit para më shumë se 60 mysafirëve të pranishëm në shkollë. Filmi i shkurtër i pasqyron idetë dhe nismat e të rinjve për përmirësimin e bashkësisë së tyre, ndërsa përmban edhe shfaqje të disa monumente me karakter kulturor dhe historik në qytet të cilat janë të rëndësishme për bashkësitë e ndryshme etnike.
Edhe nxënësit e “Kiro Burnaz” nga Kumanova i prezentuan produktet e tyre në shkollë para bashkëmoshatarëve të tyre, prindërve dhe mësimdhënësve. Prezentimi publik ishte sintezë e tre arteve dhe e përmbajti pjesën muzikore – dy shfaqje në korr, pjesën dramatike – zbatimin e shtatë skenave teatrale dhe pjesën e artit figurativ – ekspozitën e fotografive, posterë dhe vizatime.
Përvojat e të rinjve nga pjesëmarrja në punëtoritë tregojnë se duke iu faënderuar atyre kanë mësuar gjëra të reja në atmosferë mjatft pozitive dhe kanë fituar miqësi të reja. Në periudhën e ardhshme, do të mbahen prezentime publike edhe prej shkollave të tjera të cilat u përfshinë në proceset kreative.
Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim (INRA), i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).
Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.