Nxënësja nga programi Access shijoi diplomacinë amerikane në praktikë

197
Fillimi i gushtit do të mbahet mend gjatë në kujtesën e Bojana Kocevës, nxënëse e cila është pjesë e Programit Access – Mikro bursa për rritjen e qasjes deri te gjuha angleze, të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Shkup. Asaj iu dha mundësia ta kalojë ditën në Ambasadën e SHBA-së në Shkup dhe të shijojë diplomacinë amerikane në praktikë.

Bojana sivjet e mbaroi arsimin e mesëm në SHMK “Koço Racin” nga Shën Nikolla dhe marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacia janë fushat të cilat është e interesuar t’i avancojë. Në kuadër të pjesëmarrjes aktive të saj në Programin Access, ajo ishte pjesë e aktiviteteve të shumta për zhvillimin e shkathtësive jetësore dhe personale që i pasuroi njohuritë e tyre në tema të ndryshme.

Gjatë vizitës në Ambasadën e SHBA-së në Shkup, Bojana e ndoqi punën e ambasadores Bërns dhe ishte e pranishme në takime së bashku me të. Bëri edhe vizitë në sektorët e ndryshëm dhe nga afër u njoftuar me punën e tyre dhe me funksionimin e plotë të Ambasadës.

Përmes aktiviteteve të ndërlidhura me mënyrën amerikane të jetës, sistemin arsimor, jetën politike dhe kulturore, si dhe traditat dhe vlerat e SHBA-së që realizohen në kuadër të programit, nxënësit kanë mundësi për t’i avancuar shkathtësitë për gjuhë angleze, t’i zhvillojnë njohuritë e tyre akademike dhe të kontribuojnë drejt suksesit socio-ekonomik të familjeve të tyre.

Ky aktivitet është pjesë e Programit Access për mikrobursim për rritjen e qasjes në gjuhën angleze, i mbështetur nga Ambasadës së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.